Kryesore » 2012 » Maj » 29 » Brad Pitt dhe Angelina Jolie, s’ka dasmë në gusht
1:36 AM
Brad Pitt dhe Angelina Jolie, s’ka dasmë në gusht
Ne shqiptarët e kemi të shenjtë ditën që caktojmë për dasmën tonë. E nëse fiksohet si datë, pothuajse asnjë gjë nuk mund ta bëjë që të ndryshoj. Por nuk e mendojnë kështu edhe çifti më i përfolur i Hollivudit Brad Pitt dhe Angelina Jolie.Ata kanë vendosur që ta anulojnë për momentin martesën, e cila pritej të zhvillohej në gusht të këtij viti. Ka qenë Angelina e cila i ka kërkuar Brad ta shtyjnë ditën e dasmës. Motivi i kësaj kërkese nga ylli i Hollivudit është se aktorja ka nënshkruar disa kontrata për të marrë pjesë në tre filma.Kohët e fundit Pitt ka konfirmuar në Festivalin e Filmit në Kanës, se nuk kishte një datë për dasmën. "Ende jemi duke pritur derisa martesat gay të miratohen në SHBA”- tha ai për ‘People Magazine’. Ky vendim ishte surprizë për të gjithë duke qenë se kishin filluar prej kohësh organizimi i asaj dite.Aq më tepër që një shumë prej 15 milionë dollarësh ishte vënë në dispozicion të asaj ditë, për të bërë gjithçka gati, për momentin që çifti do të shoshte "Po dua”. Për më tepër unaza spektakolare dhe muaji i mjaltit kanë kushtuar 250 mijë dollarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D