Kryesore » 2012 » Prill » 20 » Brad e Angelina do të martohen në 11 gusht
11:28 PM
Brad e Angelina do të martohen në 11 gusht
Angelina Jolie e Brad Pitt kanë caktuar datën 11 gusht për të shkuar në altar. Data përkon me përvjetorin e martesës së prindërve të Pitt dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse çifti më i famshëm i Hollivudit ka vendosur pikërisht këtë ditë. Në fakt, që kur e ëma e Angelina Jolie ka vdekur (në vitin 2007), William Pitt (70 vjeç) dhe bashkëshortja e tij Jane (71 vjeç), janë shndërruar në një familje të dytë për aktoren, e cila pak kohë më parë deklaroi se: "Pa ta, nuk do të isha asgjë”.
Ceremonia e martesës së Jolie e Pitt do të zhvillohet në Chateau Miraval, ku ndodhet kështjella e Provenzës. Dëshmitarë janë zgjedhur mes 6 fëmijëve të çiftit. 10-vjeçari Maddox, do të qëndrojë pranë të atit, ndërsa Zahara, 7-vjeçare, në krahë të së ëmës. Fëmijëve u është "besuar” detyra të vizatojnë fustanin e nusërisë së Jolie dhe tortën e prindërve.Dy aktorët e kanë festuar fejesën në ishullin Galapagos. Brad Pitt ka ideuar vetë unazën e fejesës dhe i ka propozuar Angelina Jolie për tu martuar për Krishtlindje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D