Kryesore » 2011 » Maj » 19 » Blero së shpejti me “SummerLove”
1:57 PM
Blero së shpejti me “SummerLove”
Blero së shpejti do të sjellë për fansat e muzikës një këngë verore me tematikë dashurinë.
Kënga e tij e re tashmë është incizuar dhe quhet "SummerLove”, ndërsa së shpejti do të bëhet me klip, i cili do të realizohet në Turqi.
"E veçanta e kësaj kënge është se kam përdorur disa instrumente të cilat nuk i kam përdorur më herët në këngët e mia. Kënga ka dalë shumë e mirë dhe shpresoj se do të pëlqehet”, ka thënë Blero për Telegrafi.com.

"Në fund të muajit do të udhëtoj në Turqi ku do të realizoj videoklipin. Në Turqi do të udhëtoj me kompaninë Asha, të cilëve ua besoj punën shumë”, ka shtuar më tej këngëtari.

Në videon e kësaj kënge mësohet se do të ketë edhe shumë modele turke, me të cilat Blero do të jetë 'i detyruar' të rrethohet për skenat e videos së re.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D