Kryesore » 2011 » Gusht » 1 » Bleona: Shqiptarët më kanë keqkuptuar
6:58 PM
Bleona: Shqiptarët më kanë keqkuptuar
Kohëve të fundit po qarkullojnë zëra të shumtë për këngëtaren Bleona Qereti, e cila së fundi dha një intervistë në një televizion mode, ku intervistuesi e uron për marrjen e shtetësisë amerikane dhe ajo vijon bisedën në anglisht. Në intervistën për gazetën "Zëri”, Bleona shfrytëzon rastin siç thotë, që "t’u dërgojë një mesazh personal të gjithë fansave të mi për t’i dhënë fund të gjitha keqkuptimeve apo spekulimeve me apo pa dashje që janë bërë me emrin tim apo me fjalët e mia lidhur me intervistën e fundit”. Në këtë mënyrë, Bleona u jep fund zërave të përhapur prej ditësh duke e ngarkuar atë me "antishqiptarizëm”. Dhe si për t’i "goditur” me dhurata shqiptarët kudo që janë, Bleona zbulon dhe planin e saj ambicioz: Një turne botëror koncertesh, ku ajo që do të bjerë më shumë në sy do të jetë dominimi i flamujve shqiptarë. Duke dashur të jetë sa më e hapur me të gjithë fansat dhe ata që ndjekin karrierën e saj, Bleona nuk e sheh aspak si shenjë dobësie, kur thotë se "do të doja t’u kërkoja ndjesë atyre që me të vërtetë janë keqkuptuar, duke u thënë: Ju lutem kini parasysh mos ngatërroni pasaportën me kombësinë”. Më shumë rreth kësaj çështjeje flet në intervistën dhënë "Zërit”. Bleona fansat tuaj shqiptarë siç edhe ju e dini janë të shumtë dhe ndjekin me interes të lartë çdo lajm që vjen nga Amerika për ju. Dhe pikërisht këtu dua t’ju pyes pak lidhur me një intervistë të dhënë nga ju kohët e fundit… Është keqkuptimi më i madh që ka ndodhur në jetën time dhe më shumë se keqkuptim, është më tepër spekulim i personave të caktuar që po luajnë me pikën më të dobët të të gjithë shqiptarëve, që është patriotizmi. Do të doja t’iu dërgoja një mesazh personal të gjithë fansave të mi për t’i dhënë fund të gjitha keqkuptimeve apo spekulimeve me apo pa dashje që janë bërë me emrin tim apo me fjalët e mia në lidhje me intervistën e fundit. Do të doja t’i siguroja edhe njëherë të gjithë ju që unë jam shumë krenare që jam shqiptare dhe jam shumë krenare gjakun që rrjedh në venat e mia. Dhe e ritheksoj dhe një here !!! Nuk kam absolutisht asnjë arsye pse ta mohoj origjinën time. Në SHBA njihem si "The singer from Albania” (këngëtarja nga Shqipëria) dhe po konkurroj si këngëtare në një qytet që ka një konkurrencë të jashtëzakonshme talenti dhe vetëm një zemër me një pasion të çmendur dhe një kokë shqiptari mund të depërtojë në këtë konkurrencë që ekziston këtu. E sigurisht, pjesë e këtij plani është që unë të marrë vëmendjen e duhur nga mediat nacionale amerikane. Për mua kjo është një mundësi ideale në mënyrë që të mund të shpreh kush jam, nga vij dhe çfarë po bëj. 
Tashmë prej vitesh jetoni në Amerikë. Mund të na thoni pak si është jeta juaj aty? 
Kur u shpërngula në Los Anxhelos, nuk mendova që do të jetoja këtu përgjithmonë dhe sigurisht erdha vetëm për një kohë të shkurtër vetëm sa për të mbaruar albumin. Los Anxhelosi duket shumë joshës kur e sheh nga gjysma tjetër e botës dhe gjërat këtu janë komplet ndryshe. Unë nuk do të doja kurrë që fëmijët e mi të rriten në Los Anxhelos. Jeta ime këtu është thjesht punë.
Unë zakonisht gjithmonë kam qenë natyrë shumë e përqendruar në atë që dua të bëj. Dhe këtu bëj të njëjtën gjë që kam bërë në Shqipëri, siç është shko në studio, takohu me muzikantë, njerëz arti, producentë gazetarë, veçse personazhet janë të tjerë njerëz…

Tanimë prej disa vitesh jeni e martuar. A mund të na thoni se sa ju ndihmon bashkëshorti në ambiciet tuaja në muzikë?

Gani më ka ndihmuar jashtëzakonisht moralisht dhe është e do të mbetet një nga njerëzit e mi më të dashur në këtë jetë. Familja e Ganit është familja e vetme që kam në Amerikë dhe janë njerëz të mrekullueshëm që më kanë toleruar pambarimisht. Gani nuk ka lidhje fare me financat e albumit.

Jeta e një artisti, konkretisht e një këngëtari si është?

Palestër, joga, kanto, studio, takime dhe në fund kur je i suksesshëm koncerte. Të gjithë bëjnë të njëjtën punë. Mos mendoni që Beyonce-n ose Rihanna-n i sheh nëpër ndeja! Sigurisht në evenimente të mëdha, sepse tek e fundit duhet dhe të jetojnë përveç punës, por në shumicën e ditëve i ke me tuta në studio.

Çfarë është duke përgatitur Bleona tani?

Kam përgatitur një dhuratë fantastike për të gjithë shqiptarët dhe ekskluzivisht për "ZERI” po e zbuloj surprizën e mrekullueshme: Një këngë me motive shqiptare realizuar nga Timbaland, me kërkesën dhe idenë time.
"Kjo këngë me motive shqiptare sapo ka përfunduar dhe shpresoj se së shpejti do të vijmë në Shqipëri e Kosovë për një koncert së bashku”. Kam përfunduar 12 këngë dhe kam edhe 6 të tjera, pastaj nga 18 këngë do të zgjidhen vetëm 8 ose 10 këngë.

Një mesazh për fansat tuaj?

Do të doja t’i falënderoja personalisht nga zemra të gjithë ata fansa të mi shumë besnikë sidomos në Kosovë që më kanë mbështetur në çdo moment pa marrë parasysh komentet dhe do t’ju thoja që unë do të jem gjithmonë këtu për ju.

Asnjëherë mua nuk do më shihni si një mendjemadhe që nuk do t’ju kushtojë vëmendje. Unë jam kjo që jam, nuk kam ndryshuar. Kam qenë gjithmonë shumë e vërtetë me ju dhe shumë personale në marrëdhënien me ju dhe gjithmonë do të mbetem e tillë pa marrë parasysh sa i madh apo i vogël do të jetë emri im në botë.

Gjithmonë do të mbetem Bleona që ju të gjithë keni njohur prej kohësh. Jam këtu sot për t’ju thënë se i kam marrë të gjitha mesazhet tuaja në Facebook, Twitter, apo në faqen time të internetit dhe personalisht i jam përgjigjur një nga një të gjitha mesazheve në shqip, të gjitha në mënyrë që ju të kuptoni që përgjigja ka ardhur direkt nga unë. Të rejat më të fundit nga unë do të keni mundësi t’i merrni në Facebook, në faqen time zyrtare në bleonaqereti.com dhe në twitter@bleonamusic. Dhe të gjitha mesazhet që do më dërgoni në të ardhmen unë do t’ju përgjigjem personalisht. Ju përqafoj me shumë mall dhe dashuri!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D