Kryesore » 2012 » Gusht » 20 » Bleona rikthehet në Shqipëri
1:18 PM
Bleona rikthehet në Shqipëri
Bleona Qereti do ta ndajë së pari me Shqipërinë suksesin e saj të fundit në Amerikë. Sapo ka përfunduar albumin e saj të parë për tregun amerikan dhe, siç ka treguar së fundmi, turin për promovimin e tij do ta nisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Për realizimin e këtij albumi, këngëtarja e dashur shqiptare ka kohë që flet, por siç duket, më në fund, pas fjalëve do të qëndrojnë edhe disa këngë të realizuar mjeshtërisht në studiot më të mira të Amerikës dhe Europës.Tri nga këngët e albumit janë punuar nga Timbaland, ndërkohë që për videon që do të shoqërojë këtë album Bleona është duke punuar me Ray Kay, producentin e famshëm të klipeve në Hollivud, që ka punuar për Britney Spears, Rihanna, Lady Gaga etj. Ndërkohë disa nga këngët e tjera të albumit janë punuar nga Rodney Jerkins (Darkchild), i cili ka bërë 3 këngë, ndërsa pjesa e mbetur janë realizuar nga Skydancers në Francë dhe Stopwaitgo në Iceland."Jam tmerrësisht e lumtur të ndaj me ju këtë lajm. Së shpejti do të kthehem më në fund në Shqipëri. Më 26 gusht, do të jem në Vlorë për të startuar tour-in tim në mbarë Shqipërinë… Mezi pres të jem sërish pranë jush, zemrat e mia. Po filloj numërimin mbrapsht. Ju dua shumë të gjithëve”.Ky ka qenë dhe statusi që Bleona ka hedhur për gjithë fansat e saj. Pas një kohe të gjatë, më në fund kemi datën e saktë se kur këngëtarja do të nisë turin e saj nga Shqipëria. Urojmë që suksesi ta ndjekë në të gjithë botën Bleonën, pas shumë sakrificave për të punuar me emrat më të mëdhenj të muzikës botërore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D