Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » Big Basta dhe Vesa Luma nisin bashkëjetesën në Tiranë
1:17 AM
Big Basta dhe Vesa Luma nisin bashkëjetesën në Tiranë
Pasi janë shprehur publikisht për lidhjen e tyre 1-vjeçare, reperi Big Basta dhe këngëtarja kosovare, Vesa Luma, kanë nisur bashkëjetesën e tyre në Tiranë, duke u deklaruar hapur si një çift serioz. Duket se Vesa, e cila është më e madhe në moshë se Bigu, e ka marrë situatën në dorë, duke marrë frenat e lidhjes, njësoj si në një familje. Pas bashkëpunimit të tyre në një duet, ata u përpoqën ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre, por duket se tani e kanë marrë aq seriozisht, sa ç’do gjë e planifikojnë bashkë. Ata tashmë i planifikojnë koncertet bashkë si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë, Maqedoni apo dhe në diasporë. Natën festive të promovimit të albumit të tij të dytë me titull "Radio & Club (R&C)” në "Muza Park”, ata e kishin rezervuar për të bërë prezantimin e tyre si të dashur, duke pozuar shumë afër njëri-tjetrit para paparacëve. Albumi i ri, një prodhim i "Big City’studio”, u promovua në festën ku ishin të pranishëm miq të shumtë artistë të Big-ut, ndërkohë që Vesa u shfaq si "zonja e mbrëmjes”, duke qëndruar pranë tij dhe duke pritur të ftuarit. Përkujdesjet e saj duke rregulluar këmishën e Big-ut bënë përshtypje, pasi rrallë ndodh që në një çift artistësh të shohësh sjellje të tilla. Pas asaj nate, ata vendosën të jepnin intervista duke pohuar se po jetonin dashurinë e vërtetë në krah të njëri-tjetrit. Bigu pohoi gjithashtu se Vesa ka qenë burimi i frymëzimit për 20 këngët e albumit të ri. Lidhja e tyre u zbulua nga gazeta "Panorama” mbi një vit më parë, ndërsa ata ishin të dy protagonistë të spektaklit "Dancing with the Stars”. Në një nga after party-t e këtij show, ata u fotografuan ndërsa kërcenin bashkë dhe shkëmbenin sjellje intime. Edhe pse nuk preferuan të flisnin për këtë histori dashurie, ata deri diku e pohuan me sjelljen e tyre, vetëm disa ditë pas publikimit të lajmit, ndërsa u shfaqën çift në tapetin e kuq të finales së "Top Fest-it” të vitit të kaluar. Ndërkohë që gjatë këtij viti, edhe pse janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, ata kanë preferuar ta mbajnë lidhjen larg shtypit rozë. Lidhja e tyre u përforcua më shumë pas shpërnguljes së Vesës në Tiranë, ndërsa ishte pjesë e jurisë së "X Factor”. Ky angazhim i saj në Tiranë erdhi pas publikimit të duetit të tyre në këtë fillimvit, me klipin me titull "Boom”. Pasi u shfaqën në ekran si çift në muzikë, ata u komentuan si çifti i vitit 2012, edhe pse nuk pranuan të dilnin hapur si të dashur. Ata e cilësuan si një bashkëpunim të miqësisë së krijuar në "Dancing with the stars”, duke sjellë secili stilin e tij. Për sa i përket albumit të ri, vetë Bigu ka pohuar se bazohet në historitë e tij personale. Natyrisht që historia e dashurisë me Vesën reflektohet në disa këngë të tij të reja.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D