Kryesore » 2012 » Shkurt » 4 » Besniku i "2PO2" për herë të tretë baba, lind Andra
10:02 PM
Besniku i "2PO2" për herë të tretë baba, lind Andra
Këngëtari i repit kosovar, Besnik Canolli, i njohur si anëtar i grupit 2Po2, është bërë baba për herë të tretë. Fëmija është i gjinisë femër, peshon 3.2 kilogramë dhe quhet Andra. 
Këngëtari, i cili kishte bërë pauzë një kohë të gjatë në muzikë, është rikthyer viteve të fundit duke thyer rekorde në shikueshmëri dhe klikime, së bashku me nipin e tij Capital-T, duke bërë së bashku edhe një studio muzikore ku përgatiten hite të shumta. Besniku është i martuar me Arbena Grajçevcin dhe së bashku kanë dy djem të tjerë, Erinonin dhe Leonitin. 
Vajza Andra ka ardhur në jetë më datë 26 janar. Këtë gëzim rep- këngëtari e ka shprehur përmes një statusi në facebook, duke njoftuar të gjithë miqtë e tij se është bërë baba për herë të tretë dhe gëzimi më i madh për të ka qenë se pas dy djemve, çifti është bërë me një vajzë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D