Kryesore » 2012 » Maj » 14 » Besnik Qaka akuzohet për keqpërdorim seksual të një të miture
7:33 PM
Besnik Qaka akuzohet për keqpërdorim seksual të një të miture
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, në fillim të vitit 2012, ka dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, aktakuzën kundër Besnik Qakës, pjesëtar të grupit të njohur muzikor NRG Band dhe shtatë personave të tjerë, për ta konfirmuar. Seanca pritet të mbahet në fund të këtij muaji, njofton Gazeta JNK.Besnik Qaka akuzohet se në fund të tetorit 2008, në Prishtinë, përkatësisht në motelin Rama Petroll rrugës për Lipjan, ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.Sipas aktakuzës, që e ka parë Gazeta Jeta në Kosovë, i njëjti me dashje ka kryer veprën penale të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, vepër e dënueshme nga 1 deri në 10 vjet burgim. Bazuar në emrin e saj, e mitura duhet të jetë shqiptare.Besnik Qaka është dashur të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me datën 30 prill 2012, pasi që kishte një urdhëresë për sjellje nga policia. Por, sipas organeve të drejtësisë, policia kishte dështuar ta sjell atë, e për pasojë seanca ishte shtyrë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D