Kryesore » 2012 » Maj » 16 » Beatrix Ramosaj: Ju rrefej simpatine per mashkullin amerikan
10:35 PM
Beatrix Ramosaj: Ju rrefej simpatine per mashkullin amerikan
Egoja qe ka per skenen e ka bere te jete nje nga emrat me te kerkuar ne boten e talenteve. Ajo eshte e re, e bukur, e talentuar dhe me se e gatshme per te perballuar me sukses skenen. Kjo eshte kengetarja Beatrix Ramosaj, e cila ne nje interviste per "Koha Tjeter”, tregon rikthim e saj hot ne prag te sezonit veror bashke me nje klip, momentet femijerore te vecanta, pasionin per fotografine, si dhe simpatine per kengetarin Drake. Familja per Beatrixin eshte e shtrenjte, ajo ka qene mbeshtetja me e madhe per te. "Familja ime gjithmone me ka mbeshtetur ne cdo hap dhe asnjehere nuk me ka shtyre drejt dickaje qe ka qene kunder deshirave te mia. Ajo eshte gjithcka dhe cdo gje per mua”-pohon Beatrix. Keto e shume te tjera i zbulojme permes kesaj interviste nga zeri brilant i Beatrix Ramosajt.

Sapo ka nisur sezoni i veres dhe ju do t’i shfaqeni publikut me nje bashkepunim mjaft interesant me Big Basten. Cilet jane keto elemente qe do ta rikthejne me hot Beatrixin gjate kesaj vere?

Vera do te me riktheje mjaft ndryshe me nje bashkepunim interesant me Big Basten. Bigu me ka kompozuar nje kenge shume te bukur verore, hip-hop dhe mjaft hot. Beatrixa kete vere do te vije sa me fresh, me shume gjera te reja!

Si lindi ky bashkepunim?

Me Big Basten kam bashkepunuar per tekste qe ne fillimet e karrieres sime si kengetare. Keto bashkepunime kane qene frytdhenese per mua.

Te kalojme pak nga femijeria, sa ka ndikuar familja ne zgjedhjet tuaja?

Familja ime gjithmone me ka mbeshtetur ne cdo hap dhe asnjehere nuk me ka shtyre drejt dickaje qe ka qene kunder deshirave te mia. Ajo eshte gjithcka dhe cdo gje per mua.

Cilat jane momentet tuaja femijerore me te vecanta?

E gjithe femijeria ime ka qene shume e vecante. Momentet me te bukura i kam kaluar prane mamit, vellait tim dhe babit tim te dashur qe tani nuk jeton me.

Studioni ne Liceun Artistik per Kanto, po marredhenia juaj me librin si eshte?

Nuk mund te them qe jam e apasionuar pas librave, por kur has ndonje material te mire e lexoj me kenaqesine me te madhe. Udhetimi im ka nisur ne "Liceun Artistik” per Kanto dhe eshte e vetmja gje qe dua t’i perkushtohem deri ne fund.

Sa kohe ju ze muzika gjate dites?

Muzika eshte jeta ime, keshtu qe domosdoshmerish ze nje pjese te madhe te dites.

Vec muzikes, shpesh here shfaq dhe pasionin per fotografine, po ky si ka lindur?

Fotografia eshte nje hob i imi, per momentin kam vetem foto te miat, por ne te ardhmen dua te pasqyroj te bukuren ne fotot e mia dhe t’ua tregoj te tjereve, ndoshta mund te vazhdoj edhe nje kurs profesional fotografie.

Si nis nje dite e zakonshme per ju?

Nje dite e zakonshme nis duke u bere gati per ne shkolle.

Beatrix, jeni nga ato vajza qe nuk keni bere ndryshime ne paraqitjen tuaj, ndoshta ky eshte dhe celesi i suksesit tuaj ne klip?

Nuk mund te flas shume per kete pjese, pasi deri tani kam realizuar vetem nje videoklip, por gjithsesi nuk me pelqejne ndryshimet ne paraqitjen time.

Kemi pare shume kengetare te reja qe gjenden nen vorbullen e fiksimit pas linjave, po Beatrixi eshte e fiksuar?

Jo, nuk jam e fiksuar, jam e kenaqur me veten time.

A do te kishit deshire te mbeshteteni te profesionistet ne videoklipet tuaja, apo jane idete tuaja?

Per momentin para publikut jam shfaqur vetem me nje klip, ne te cilin mbizoteronin idete e mia dhe padyshim bashke me ndihmen e stafit realizues. Por qe ne klipet ne vazhdim idete dua te jene padyshim te miat.

Cilat jane momentet e merzitjes per Beatrixin?

Jane momentet kur ndjej shume mungesen e babit. Cdo gje tjeter mund te rregullohet dhe jam shume optimiste ndaj gjerave.

Shpesh here ju kemi pare te rrethuar nga shume miq. Besoni se ka miqesi te vertete?

Sigurisht qe ka miqesi te vertete, por nuk mund te flas njesoj per te gjithe! Miqesia ze nje vend mjafte te vecante tek une.

Pas nje suksesi si nje kengetare e talentuar edhe pse ne nje moshe te re, mendoni se keni arritur majat?

Mendoj se kam akoma shume per te dhene dhe shume rruge per te bere ne karrieren time muzikore! Por, hapat e pare jane mjafte frytdhenese. Sa here dal ne skene e bej me pasion, e adhuroj punen qe bej, e adhuroj skenen dhe publiku eshte i ndjeshem ndaj kesaj gjeje. Per kete arsye ndoshta kam pasur edhe nje sukses te shpejte. Megjithate, une nuk dua te ngutem dhe nuk dehem nga suksesi. Jam ne kembe ne toke. Dua te eci ngadale dhe kur te arrij ne maje do te mundohem te qendroj aty lart dhe besoj kjo do te jete sfida me e madhe.

Cila eshte skena e endrrave tuaja?

Do te deshiroja shume te arrija deri ne skenen e "MTV Music Awards”.

Beatrix, nje vajze simpatike dhe natyrale njekohesisht ia ka rrembyer zemren ndonje mashkull?

I vetmi mashkull qe gezon simpatine time eshte kengetari Drake, (qesh).

Projektet e tua ne vazhdim?

Po merrem me shume projekte, te cilat do te publikohen shume shpejt, keshtu qe mendoj t’i le surprize per te gjithe ata qe me kane bere te jem kjo qe jam sot!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D