Kryesore » 2012 » Dhjetor » 6 » Balotelli bëhet baba
9:06 PM
Balotelli bëhet baba
Mediat gossip në Itali, njoftojnë se ish e dashura e futbollistit të Manchester City, lindi vajzë në qytetin e Napolit ditën e enjte më 6 dhjetor. Të cituara nga mediat italiane, burime pranë vajzës së spektakleve thonë se çdo gjë shkoi me sukses, dhe si vajza ashtu edhe nëna e saj gëzojnë shëndet të plotë.Lindja u krye në një klinikë të Napolit, qyteti i lindjes dhe vendbanimi aktual i Rafaella-s dhe Balotelli nuk ishte prezent për shkak të angazhimit të tij në kampionatin anglez me Manchester City.Por kush e di, ndoshta 6 dhjetori do të jetë tatuazhi i radhës për Balotelli-n që bëhet baba për herë të parë. Futbollisti dhe bukuroshja napoletane qendruan për disa muaj bashkë. Ndarja mbërriti në muajt e verës dhe që prej asaj kohe, Fico ka braktisur Anglinë dhe jeton në Itali.Thirrja e fundit e saj drejtuar Balotelli-t ishte për lidhje kurore, në të mirë të vajzës që solli në jetë. Megjithatë, në deklarata të mëhershme, Super-Mario është shprehur i dyzuar për atësinë e fëmijës dhe ka kërkuar analizat për të vërtetuar këtë fakt, kërkesë kjo që është pranuar ng Fico.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D