Kryesore » 2012 » Korrik » 24 » Baloteli, faturë rekord për një natë në Ibiza
4:23 PM
Baloteli, faturë rekord për një natë në Ibiza
Mario Baloteli e ka bërë ditën e fundit të pushimeve nga ato të paharrueshme, duke organizuar një festë deri në të gdhirë në "Ocean Beach Club” në Ibiza, pronë e vëllait të Geri Lineker, Uejn Lineker. Këtë verë aty kishin qenë edhe Xho Hart, Endi Kerrol, Majkëll Kerrik e Deni Uellbek, por nëse ata janë mjaftuar me ndonjë shishe shampanjë dhe disa foto, Baloteli e ka tepruar disi. Ai është ulur në vendin më të dukshëm të lokalit, ku shpenzimi minimal është 5 mijë euro dhe mund të qëndrojnë 20 vetë. Në fund, fatura e shpenzimeve për një natë të futbollistit të Sitit ka qenë 57.630 euro, e quajtur si më e shtrenjta që dikush ka shpenzuar këto 25 vite në lokalet e vëllezërve Lineker. Në fund, Mario ka marrë falënderimin e tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D