Futbollistja kosovare, Fatmire Bajramaj, ka pasur një ofertë për të pozuar nudo për revistën "Playboy”, mirëpo e ka refuzuar atë. Bajramaj 23-vjeçare nuk kritikon bashkëlojtaret e saj në Përfaqësuesen e Gjermanisë që kanë pozuar nudo, mirëpo thotë se vetë ajo nuk do të mund të bënte këtë gjë. Ajo thotë se pranon të fotografohet me veshje elegante, mirëpo jo nudo. "Unë i kam parë fotot dhe kam respekt të madh për vajzat që kanë pasur guximin të bëjnë këtë. Unë vetë nuk do të bëja një gjë të tillë. ‘Playboy’ më ka kontaktuar, por i kam thënë jo. Këtë e kam thënë për të respektuar familjen time dhe fenë time. Nuk kishte të bënte me para”, ka thënë Bajramaj, shkruan "rosenheim24.de” të premten, transmeton Koha Ditore.
Bajramaj thotë se është plotësisht e koncentruar për Botërorin 2011 të futbollit që do të nisë në Gjermani më 26 qershor. Gjermania ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Berlin kundër Kanadasë.
Ajo është futbollistja më e kërkuar për fotoseanca, intervista, reklama e paraqitje në emisione televizive. Mirëpo, për të siguruar vendin e titullares në Përfaqësuese të Gjermanisë, ajo duhet të shkëlqejë më shumë në fushën e blertë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS