Kryesore » 2011 » Maj » 9 » Aurela Gaçe shkëlqen në Dyzeldorf
4:24 PM
Aurela Gaçe shkëlqen në Dyzeldorf
Këngëtarja vlonjate Aurela Gaçe ka prezantuar për herë të dytë këngën "Feel the pasion” në skenën e "Düsseldorf Arena”.
E veshur me një fustan rozë më formën e shqiponjës, simbol në flamurin shqiptar, skena gjermane jehoi nga zëri i Aurelës, zë që u vlerësua shumë nga mediat gjermane, të cilat nuk ngurruan që pas performancës ta marrin në intervista ku është pyetur gjatë për veshjen dhe kërcimin gati rock në skenë.
Ndërkohë mësohet se gjatë debutimit të saj zyrtar në "Eurovision Song Contest 2011″, Aurela Gaçe do të sjellë po të njëjtin fustan ngjyrë rozë që veshi mbrëmë, por me disa detaje plus për të cilat po kujdeset stilistja, Mirela Nurce.
Në performancën me këngën "Feel the pasion” shqiptarja shoqërohet nga tre backvokalistë, të sugjeruar nga këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Eda Zari që jeton aktualisht në Dyzeldorf . Gjithashtu në skenë këngëtarja do të shoqërohet me kitarë nga i mirënjohuri Bledar Sejko, kurse në bateri do të jetë Emiliano Dhimo.
Aurela do të ngjitet në skenë në gjysmëfinalen e parë të garës së këngës evropiane, që do të mbahet më 10 maj në Gjermani, ndërkohë që gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet më 12 maj, ndërsa finalja e madhe më 14 të këtij muaji.
Shqipëria do të konkurrojë me vendet si Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj. Nga 43 shtete do të përzgjidhen vetëm 25 për natën finale të datës 14 maj, të cilat do të konkurrojnë për çmimin e parë.
Votimi do të kryhet nga njerëzit që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse të cilët mund të votojnë me telefonata apo mesazhe. Çdo shtet që voton zgjedh 10 shtetet më të pëlqyera, të cilat i voton me 1-7 pikë, 8, 10 dhe 12 pikë.
"Feel the passion” është kompozuar nga Shpëtim Saraçi, ndërsa tekstin e ka shkruar Sokol Marsi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D