Kryesore » 2012 » Korrik » 2 » Aurela Gaçe sërish “Boom” me Dr.Florin
3:49 PM
Aurela Gaçe sërish “Boom” me Dr.Florin
Aurela Gaçe ka lançuar këngën e saj më të re. "Boom, Boom, Boom” titullohet ajo dhe duket se deri tani është pritur mjaft mirë nga publiku. Aurela në këtë klip shfaqet më shpërthyese se kurrë dhe si gjithmonë me një look të guximshëm. Kënga është një bashkëpunim me Dr. Florin, me të cilin Aurela përherë ka pasur sukses të padiskutueshëm në treg. Gjithsesi, ajo që ka tërhequr vëmendje ka qenë fakti se refreni i këngës është kënduar në një nga këngët e grupit ‘West Side Family’, për të cilin Aurela ka shpjeguar. "Shumë nga ju e kanë dëgjuar refrenin e këngës ‘Boom, Boom, Boom’ nga West Side Family. Pooooo Poooooo! Unë e kam blerë të drejtën ta përdor këtë refren, i cili më pëlqeu sapo e dëgjova para 2 vjetësh. Njihet në muzikën botërore dhe shqiptare që merret e drejta për një pasazh, refren, apo qoftë edhe 30 sekonda nga këngë të njohura”, – ka thënë Aurela, ndërsa ka shtuar se gjithçka është paguar, ndaj të gjithë ata që kanë dyshime të rrinë të qetë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D