Kryesore » 2012 » Qershor » 12 » Aurela Gaçe fiton çmimin e madh të “Netëve të Klipit”
7:59 PM
Aurela Gaçe fiton çmimin e madh të “Netëve të Klipit”
Java e kaluar rezervoi emocione të veçanta për konkurrentët e festivalit "Netët e Klipit Shqiptar”, që këtë vit shënoi edicionin e 11-të të tij. Nën një skenografi madhështore, realizuar në ambientet e kompleksit "Delta Park”, stafi organizativ ia doli të sillte një spektakël gjigand, ku nuk munguan surprizat. Nata finale ishte konceptuar nga "Deliart Association” si një show ku nuk kanë munguar të ftuarit e shumtë, këngëtarë që kanë interpretuar në skenë, por edhe vajza nga ‘Miss Shqipëria’, të cilat do të konkurrojnë mbrëmjen e 29 qershorit në konkursin e bukurisë. Këtë vit, formula e "Netëve të klipit” u përcoll krejt e ndryshuar. Nëse deri në edicionin e kaluar gjatë çdo javë transmetoheshin katër klipe këngësh, të cilat skualifikoheshin në spektaklet pararendëse të finales, këtë vit organizatorët nga të gjitha prurjet përzgjodhën 73 klipe, të cilat u futën në konkurrim. Gjithashtu në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri u organizuan përgjatë javëve të "Netëve të klipit”, të transmetuara në TVSH, forume me shtëpi diskografike, realizues të klipeve në vendet respektive dhe njerëz të artit dhe të medias, në të cilat u diskutua për cilësinë e klipeve, problematikën e tregut muzikor, efektin që ato kanë në publik etj., duke krijuar kështu një impakt ndryshe të këtij spektakli. Këtë vit, në plan të parë nuk ishte më vetëm këngëtari, por realizuesit e klipeve. "Kjo gjë krijoi një impakt shumë të mirë të festivalit”, tha Petri Bozo, pas natës finale. "U mblodhën opinione të krijuesve, të cilat, të transmetuara njëra pas tjetrës përgjatë javëve në ekran ofruan në të njëjtën kohë edhe një panoramë të plotë të asaj çka ndodh në botën muzikore shqiptare në Shqipëri dhe trevat jashtë saj”. Të gjitha këto u përmblodhën në 12 puntata të transmetuara në ekranin e TVSH-së, të cilat u finalizuan mbrëmjen e së enjtes në spektaklin e madh, ku u prezantuan edhe nominimet dhe fituesit e këtij viti. Me prezantimin e Alert Çeloaliajt, tashmë i identifikuar me "Netët e Klipit shqiptar” dhe tre shoqërueset e tij bukuroshe (edhe kjo ishte një risi e "Netëve të klipit”), i cili këtë vit përcolli në ekran prezantimin e tre bukurosheve të dala nga "Miss Shqipëria”, – pra Kejdi Jasharit, "Miss Shqipëria 2011”; Nevina Shtyllës, "Miss Shqipëria 2010” dhe Silvi Adhamit, "Miss Turizmi 2010”, – u shpallën kështu edhe fituesit e këtij viti, ndërkohë që trofeun e madh të këtij edicioni e ka fituar Aurela Gaçe, me klipin "Tranzit”.
Aurela Gaçe: Çmimi u takon të gjithë bashkëpunëtorëve
Aurela Gaçe, këngëtarja që triumfoi në këtë edicion të njëmbëdhjetë të festivalit "Netët e Klipit Shqiptar”, në prononcimin e dhënë për "Bluetooth” deklaroi sikundër edhe në spektakël se: "Ky çmim nuk më takon vetëm mua, por të gjithëve atyre që bashkëpunuan në realizimin e kësaj kënge si fillim, e më pas në realizimin e klipit. Kështu, falenderimet shkojnë për Alban Kondin që shkroi muzikën, Dr.Florin që është bashkautor i tekstit me mua, dhe Edlir Begollit që bëri orkestrimin. Falenderoj gjithashtu Joni Peçin, që u kujdes për veshjen, ndonëse e kishte tepër të vështirë, si pasojë e faktit që unë isha në ditët e fundit të shtatzënisë. Duhet të falenderoj sakaq Bledi Kalivaçin, për realizimin dhe idenë e klipit, i cili siç u pa, triumfoi në këtë festival duke marrë çmimin e parë në të gjithë komponentët”, – tha, veç të tjerash, këngëtarja e suksesshme shqiptare. Aurela nuk harroi të përshëndesë në përfundim të spektaklit, edhe partnerin e saj, Skerdin, për mbështetjen e vazhdueshme…

Çmimet e edicionit të 11-të të "Netëve të Klipit Shqiptar”

Çmimi i madh i festivalit
Klipi "Tranzit” – Aurela Gaçe

Klipi më i mirë alternativ
Klipi "Skuadra kuq e zi” – Shpend Latifi ft Opium

Klipi më i mirë i muzikës popullore qytetare
Klipi "Fjala ime është kënga” – Poni

Grafika më e mirë
"Bounce with the stars” – Big Basta

Montazhi më i mirë
Edona Llalloshi

Videoklipi më i mirë i rrymës Hip Hop
B.O.B. ft Street Doogs

Çmimi i medias
Leonora Jakupi

Best Female
"Iluzion” – Leonora Jakupi

Best Male
"Peng i kohës ti s’do të jesh” – Lynx

Çmimi special i jurisë
"Nuk jam unë diktator” – Elita 5

Çmimi për debutuesin më të mirë
"Kur perëndoje” -
Klevis Saliaj

Klipi më i mirë i rrymës rock
"Për dikë” – Grupi "Burn”

Çmimi "Deliart”
"Sevdallinjtë” – Remi

Çmimi i publikut
"Skuadra kuq e zi” – Shpend Latifi

Fabula më e mirë
"A je ti ajo” – Shkurte Fejza dhe Gresa Beluli

Interpretimi më i mirë mashkull
"Ku jam dhe ku je” – Redon Makashi

Interpretimi
më i mirë femër
"Vetëm sonte” – Eli Fara

Regjia më e mirë
"Kopshti” – Hana Cakuli dhe Kushtrim Hoxha

Produksioni më i mirë
"Mike dhe rivale” – Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D