Kryesore » 2012 » Prill » 15 » Artikujt mbi Blerim Destanin pushtojnë mediat belge
5:30 PM
Artikujt mbi Blerim Destanin pushtojnë mediat belge
Një nga aktorët më të përfolur shqiptarë është Blerim Destani. Për karrierën e tij po shkruhet edhe jashtë kufijëve tanë, pasi sukseset e fundit me projektet filmike po gjejnë veten edhe në shtete të ndryshme të botës. Kështu, pas promovimit në shtetin belg, suksesi i projektit filmik ‘’Dossier K’’ ka gjetur vend edhe në shtypin e këtij vendi, raporton Panorama plus. Për aktorin Destani dhe filmin e tij kanë shkruar shumë media belge, duke i kushtuar kështu një vëmendje të madhe. E përditshmja belge ‘’Vrije trid’’ ka publikuar një material dy faqe mbi jetën dhe projektet e Blerim Destanit, si dhe një vëmendje të rëndësishme mbi filmin ‘’Dossier K’’, film ky që promovimin e ka pasur në Belgjikë dhe Gjermani. Blerimi ka kohë që po synon të zgjerojë karrierën e tij jashtë trojeve shqiptare dhe, me ndihmën e disa producentëve e personazheve të njohur nga sfera të ndryshme nëpër botë, ai po arrin të futet në qarkun e personaliteteve, të cilët zënë vend në shtypin rozë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D