Kryesore » 2012 » Shkurt » 4 » Arta Muçaj, aktore në Australi në rolin e Helenës
10:04 PM
Arta Muçaj, aktore në Australi në rolin e Helenës
‘’Arta Muçaj do të shfaqet si një nga katër diplomatet e nivelit të lartë nga Greqia dhe Troja, duke u përpjekur që të minimizojnë rrezikun e luftës. E gjithë kjo ka të bëjë me impresionimin e njerëzve dhe humanitetit. Muçaj luan rolin e Helenës, rol ky i parë për aktoren që prej kohës kur ajo është vendosur atje. ”Unë në të vërtetë po luaj rolin e diplomates greke, e mprehtë, cinike, një grua shumë impresive. Ajo është në dijeni për bukurinë e saj’’. Muçaj thotë se beson që diplomatët duhet të kenë një vendosmëri në drejtësi, gjë që nuk do të ndodhë në këtë shfaqje. ”Rezultati është i papërshkruar’’, thotë ajo. Arta ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës dhe është diplomuar në vitin 1996. Ka punuar si aktore në Teatrin Kombëtar të Kosovës si aktore për nëntë vite me radhë. Aktorja e njohur flitet se është martuar për një biznesmen australian dhe jeton prej disa vitesh atje, duke ndihmuar bashkëshortin në biznes, por edhe duke tentuar që të shfaqë talentin e saj në aktrim. Ky është roli i parë i Artës atje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D