Kryesore » 2011 » Maj » 7 » Arita Fejzullahu në Hollywood
5:20 PM
Arita Fejzullahu në Hollywood
Modelja, këngëtarja dhe aktorja Arita Fejzullahu pritet të udhëtoj për në Hollywood që të paraqitet në një projekt filmik të quajtur, Marica Miller. Sipas menaxherit të saj Bujar Hasani, këtë rol aktorja shqiptare që jeton në Norvegji e ka fituar me propozimin e James Belushi , ndërkaq xhirimet e filmit pritet të bëhen në New York dhe në Paris. Arita më parë ishte zgjedhur Miss Shqiptarja në Skandinavi. Ajo po ashtu është shpallur "Face of the Year in Norway”, ndërkaq mësohet se ka sfiduar edhe për P. Diddy dhe Sean John.

Hasani, po ashtu ka thënë se Arita do të paraqitet në rolin e Marica Miller, e cila është një vajzë super e pasur. Historia e këtij filmi ka të bëj me puthjen e parë të dy të dashuarëve pavarësisht sfidave dhe ndarjeve të tyre të shpeshta. Ky lajm është konfirmuar vetëm nga Hasani, ndërkohë që në faqen zyrtare të Jim Belushit nuk thuhet asgjë edhe pse Hasani ka thënë se asistent regjie i këtij filmi do të jetë pikërisht aktori i njohur shqiptaro-amerikan. Informacione për këtë nuk ka dhënë as Hollywod Reporter, që përcjell prodhimet më të reja të Hollywood- it dhe aktoreve të tyre, në këtë rast të Jim Belushi, si dhe imdb.com
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 1.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D