Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Arditi i lumtur me fitoren në VIP Shpija
2:11 PM
Arditi i lumtur me fitoren në VIP Shpija
Fituesi i "VIP Shpija 2”, Ardit Stafaj, gjatë një interviste për Telegrafi.com ka treguar se ndjehet shumë mirë dhe shumë i lumtur që në fund triumfoi ai.
"Jam shumë i lumtur, ndihem shumë mirë që arrita të triumfoj. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua, i falënderoj organizatorët dhe publikun që nuk më kanë harruar pas gjithë këtyre viteve”, është përgjigjur ai.
Ndërsa i pyetur se sa ka qenë Arditi i vërtet brenda shtëpisë, ai është shprehur pa asnjë rezervë se brenda "VIP Shpija” ka qenë po ai që është në jetën e përditshme.
"Nuk kam ndenjur me rezerva. Këtë e vërtetoi më së miri edhe publiku në fund. Arditi nuk ndryshon për askënd dhe nuk dua askush të ndryshojë për mua. Thjesht Arditi ka qenë 100 për qind fiks i cili është edhe jashtë”, ka pohuar Stafaj.
Arditi ka pohuar se ai do t’i mbajë të gjitha raportet me ish banorët e "VIP Shpija” pavarësisht debateve që ai ka pasur aty brenda.

"Unë nuk hidhërohem lehtë, sidomos jo për gjëra dhe fjalë banale, sepse dikush ka hyrë me lojë aty, e unë jo. Për mua raportet do t’i mbaj me të gjithë. Aty brenda të gjithë e treguan veten si për mirë ashtu edhe për keq, por unë nuk kam kundër asgjë dhe raportet do t’i mbaj me të gjithë”, është shprehur më tej këngëtari.

Stafaj, i cili fitoi një veturë si shpërblim në "VIP Shpija 2”, po ashtu ka thënë se vëllai i tij binjak, Astiriti ka pasur fatin ta ndez atë i pari.

" Veturën e kam marrë po atë natë, ndërsa i pari e ndezi vëllai im binjak, Astriti”, ka përfunduar Ardit Stafaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D