Kryesore » 2011 » Maj » 27 » Ardiani: Nuk kisha mbështetjen e duhur për finale
6:01 PM
Ardiani: Nuk kisha mbështetjen e duhur për finale
Ardian Bujupi, njëri nga talentët e zbuluar në "Deutchland sucht den Superstars”, gjatë një interviste ekskluzive për Telegrafi.com ka thënë se ai nuk ka pasur telefonata dhe sms-a të mjaftueshëm për të arritur në finale të kësaj gare.
Ardian Bujupi arriti deri në gjysmëfinale të garës së zbulimit të talenteve në Gjermani dhe ishte favorit për ta fituar garën, por ai befasisht nuk u kualifikua për në finale. Në natën e fundit u përballën Sarah Engels dhe Pietro Lombardi, nga të cilët ky i fundit doli fitues.

I pyetur pse nuk ka arritur në finale, ai është përgjigjur se kjo ka ndodhur pikërisht nga mungesa e telefonatave në favor të tij. Megjithatë, kosovari i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur atë deri në këtë pikë.

"[Ndoshta] Nuk ka pasur sa duhet telefonata dhe sms. Nuk e di se çka ka ndodhur që nuk shkova në finale, por i falënderoj të gjithë që kanë votuar për mua dhe që ishin me mua, që kam arritur deri këtu. T’jua them pa modesti, e kam ëndërruar finalen por shpresoj se këtu nuk përfundojnë finalet për mua”, ka thënë Bujupi
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D