Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Ardiani: Do të këndoj shqip
3:54 PM
Ardiani: Do të këndoj shqip
Pop superylli kosovar, Ardian Bujupi, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Telegrafin se një ditë ai do të këndojë në gjuhën shqipe.
I pyetur se nëse ka provuar të këndojë shqip, apo i pëlqen muzika shqipe, këngëtari nga Prishtina, por që jeton në Gjermani nuk hodhi poshtë mundësinë që në të ardhmen të këndojë në gjuhën shqipe.
"Kam kënduar disa herë dhe shumë shpesh edhe vazhdoj të këndoj. Po, dëgjoj shumë dhe më pëlqen shumë. Besoj se do të realizoj këngë në gjuhën shqipe, por njëherë kam ca projekte tjera këtu në Gjermani dhe do të vijë radha edhe për këngë shqipe, pra do të bëj diçka të mirë në gjuhën shqipe. Ëndërr e kam pasur të realizoj dhe besoj shumë se do të inçizojmë diçka të mirë”, theksoi Ardian Bujupi për Telegrafin.

Kjo nuk është e tëra. Intervistën e plotë ekskluzive të siguruar nga Telegrafi me Ardian Bujupin do të keni rast ta lexoni në një prej ditëve në vijim, pra është befasi për ju fansa të Ardianit, ndërsa ajo që ju mbetet juve është të qëndroni me portalin numër 1. në trojet shqiptare
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D