Kryesore » 2012 » Qershor » 9 » Ardian Bujupi incizon videoklip në Turqi
1:01 AM
Ardian Bujupi incizon videoklip në Turqi
Këngëtari Ardian Bujupi javën kaluar ka luajtur futboll në Superfit KISS Cup 2012 dhe ka treguar sukses, duke shënuar një gol për skuadrën e tij. Por, jo vetëm me golin e shënuar ka rënë në sy Ardiani. Edhe frizura e tij e re ka shërbyer si material për biseda rreth këngëtarit shqiptar.Ndonëse në ndeshje kishte pasur edhe ndërhyrje të ashpra, Ardiani thotë se e ka përmbajtur veten nga reagimi: "Nuk i kam lejuar vetes të bëja ndonjë faul, sepse ishin 10.000 veta që na shikonin”, transmeton portali Albinfo.
Mësohet po ashtu se edhe nga ana muzikore Ardiani nuk i ka punët keq. Ai u ka thënë gazetarëve gjermanë se së shpejti do t`i befasojë me risi. Një video për këngën që pretendon të bëhet hit veror, Bujupi e ka incizuar në Alanya të Turqisë dhe kjo tingëllon relativisht premtuese.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D