Kur këndoi për herë të parë të gjithë e quajtën "vajza e Albërie Hadërgjonajt”, ndërsa sot edhe pse ka vetëm dy këngë në repertor, askush nuk mund ta harrojë më emrin e Anxhelinës si një vajzë shumë e talentuar e cila premton se në botën e muzikës do të qëndrojë gjatë. Po cilat janë dëshirat, ambiciet dhe pritshmëritë e saj, do të mjaftohet me suksesin që ka bërë e ëma apo do të kërkojë diçka më shumë? Le ta ndjekim në bisedë që bëmë me të.Mbas suksesit tek "Top Fest” cila do të jetë supriza e radhës?"Top fest” si një event i realizuar live më dha një mundësi të madhe që të evidentohesha për vokalin dhe interpretimin tim ndërkohë që kisha nxjerrë në treg vetëm një këngë të shoqëruar me klip. Tani jam duke përgatitur me Stinën një këngë të re që do të dalë shumë shpejt në treg.Je 18 vjeç dhe tashmë po bën muzikë, si mendon për muzikën që është bërë në brezin e mamasë tënde dhe më konkretisht për repertorin e saj?Mendoj që ka qenë një muzikë më e ndjerë, mua perësonalisht më pëlqejnë këngët e asaj kohe.Ke menduar që të sjellësh ndonjë këngë të mamasë mbase me një orkestrim pak më modern?Nuk e kam menduar por edhe mund ta bëj.Po ndonjë duet me të është në planet e familjes Hadërgjonaj?Po, madje jemi duke punuar për të. Është një këngë e kompozuar nga Luan Zhegu me orkestrim të Shpëtim Saraçit.Ndërkohë dimë që edhe Albëria po vijon suksesshëm me këngë të reja, si është të lëvrosh të njëjtën fushë me mamanë ku siç dihet kompeticioni nuk përjashtohet edhe në këtë rast?Duket e çuditshme në fakt që vajza fillon karrierën jo atëherë kur po perëndon karriera e mamas por kur ajo qëndron akoma fuqishëm aty. Mendoj se është fati i saj që ka bërë fëmijë kur ka qenë shumë e re dhe fati im që kam një mama të re, të bukur dhe të talentuar. Ndërkohë që ke dhënë prova që di të këndosh mirë live, ke pasur kërkesa për të kënduar në klube të ndryshme?Kam pasur disa oferta por nuk i kam pranuar, mendoj se nuk jam tipi i duhur për këtë gjë.Por ka shumë këngëtarë edhe me emër që e bëjnë këtë punë, kryesisht për arsye ekonomike, mos vallë ky nuk është një problem për ty? Mendoj se kjo është arsyeja kryesore, por falë Zotit kam një familje që më mbështet shumë edhe ekonomikisht dhe nuk është nevoja që të sforcohem patjetër për të pasur që tani portofolin tim. Dukesh tip i ndrojtur, si i ke marrëdhëniet me djemtë? Shumë të mira, madje ndjehem më mirë në shoqërinë e tyre. Nuk jam tip i mbyllur, thjesht më duhet pak kohë për tu miqësuar.Je e dashuruar?Jo akoma dhe nuk është në planet e mia tani për tani. Të pëlqen më shumë kur të thonë vajzë seksi apo vajzë e bukur? Të dyja janë përcaktime të mira por unë mendoj se jam një vajzë tërheqëse. Dimë që je maturante, më pas çfarë shkolle do ndjekësh? Jam e apasionuar mbas arkitekturës edhe pse më kanë thënë se është degë e vështirë. Por synimi im dhe i familjes është që universitetin ta bëj në Amerikë kështu që në shtator do nis jetën atje. Ndërkohë falë edhe disa kushurinjëve që kemi atje do të tentoj për të nisur edhe një karrierë në muzikë natyrisht pa u shkëputur nga tregu muzikor shqiptar ku sapo kam filluar dhe ku kam shumë ambicie akoma.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS