Kryesore » 2012 » Mars » 14 » Anulohet koncerti i Madonnës në Kroaci
3:36 PM
Anulohet koncerti i Madonnës në Kroaci
Koncerti i madh i Madonnas, i cili është dashur të mbahet më 11 qershor në Zagreb, u anulua, "për shkak të arsyeve logjistike" raportojnë mediat kroate. Këngëtarja, edhe këtë verë gjatë turneut të saj do ta anashkalojë Kroacinë, gjë që e ka bërë edhe gjatë vitit 2008 gjatë turneut "Sticky & Sweet Tour”.Edhe pse tashmë disa muaj është njoftuar se pop ikona Madonna në vigjiljen e promovimit të albumit "MDNA" nëpër botë, do të mbante një koncert në stadiumin Maksimir, promoterët "Adria Entertainment" dhe "Live Nation", kanë informuar mediat kroate se ngjarja është anuluar."Na vjen shumë keq që shumë adhurues të Madonnas do të mbeten të zhgënjyer. Nuk ishim në gjendje që t’i përmbushim përgjegjësitë logjistike që ishin caktuar para nesh dhe i referohen mënyrës së përdorimit të stadiumit. Pa këtë logjistikë nuk është e mundur që të organizohet një koncert në një mënyrë të kënaqshme", tha presidenti i kompanisë "Adria Entertainment", Vladimir Ivankoviç.Paratë e biletave, çmimet e të cilave kanë shkuar nga 30 euro deri në 230 euro, do t’u kthehen blerësve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D