Kryesore » 2012 » Dhjetor » 5 » Angelina Jolie braktis aktrimin?
2:49 PM
Angelina Jolie braktis aktrimin?
Angelina Jolie, e cila së fundi vizitoi Sirinë, ka thënë se puna e saj humanitare po i merr gjithnjë e më shumë kohë, por edhe e përmbush shumë më shumë me aktrimi dhe se së shpejti ndoshta do të heqë dorë prej karrierës filmike."Mendoj që do të heq dorë nga aktrimi kur fëmijët të hyjnë në vitet e adoleshencës, sepse do të ketë shumë gjëra për të cilat unë do të duhet të kujdesem, në shtëpi dhe më gjerë. Megjithatë, jam kënaqur derisa kam aktruar. Do të xhiroj edhe disa filma, por pastaj do t’u përkushtohem fëmijëve dhe punës sime humanitare. Kjo është një nga profesionet më të bukura në të cilat mund të gjeni veten. Por, në qoftë se e gjithë kjo zhduket nesër, unë do të jem e lumtur që të kaloj kohën në shtëpi me fëmijët,” tha aktorja për një televizion francez.Ajo gjithashtu shtoi se shpreson që të kalojë edhe më shumë kohë si e dërguar e posaçme e Kombeve të Bashkuara.Kujtojmë se ylli i bukurisë botërore Angelina Jolie është ambasadore e vullnetit të mirë e OKB-së dhe në këtë cilësi, ajo kishte vizituar Kosovën në vitin 2003. Gjatë vizitës në shtetin tonë, ajo ka pasur takime me refugjatët e kthyer kosovarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D