Kryesore » 2011 » Tetor » 22 » Angela Martini: Tani do te behem diplomate
2:14 PM
Angela Martini: Tani do te behem diplomate
GlobalGrint ka intervistuar shkodranen, marrë spunto nga iniciativa e saj më e re…Modelja shqiptare Angela Martini kohët e fundit ka qenë shumë e zënë me punë; po përgatitet për linjën e saj të veshjeve të brendshme - që del në nëntor; vazhdon me shërbimet e ndryshme fotografike, ndërsa na ka surprizuar edhe për një tjetër fakt; në numrin e fundit të revistës "Love Cat” është shndërruar nga modele në gazetare. Angela ka intervistuar këngëtarin Theophilus London për një artikull të numrit të ri të kësaj reviste mode, ndërsa GlobalGrint ka intervistuar shkodranen, marrë spunto nga iniciativa e saj më e re Angela, tani ke filluar të bësh edhe gazetaren, apo jo?
 Jo, unë e bëj këtë gjë vetëm në jetën time private, me njerëzit të cilët takoj. Më pëlqen t’i pyes për gjëra të ndryshme dhe ndonjëherë, pyetje pas pyetje, ata çuditen dhe më pyesin ç’është kjo "intervistë”. U them se thjesht dua të di më tepër, ndaj po i pyes drejtpërdrejt. Është shumë qejf, në rastin e Theophilus London, unë i kisha bërë shumë më tepër pyetje sesa dolën në revistë.
Ndërkohë, ti je fotografuar së bashku me këtë këngëtar për revistën "Lovecat”. Si ishte kjo eksperiencë për ty?
 Shumë, shumë e mirë. Realizuar një shërbim shumë të shkurtër fotografik, jo më shumë sesa 5 minuta. Donim të sillnim në look stilin e viteve ‘80 dhe ‘90 dhe doli mirë edhe pse kishim shumë pak kohë në dispozicion.
Ku i bëtë fotografitë?
Në East Village në New York City, para se Theophilus të performonte. Ishte shumë tip si djalë.

Të pëlqen muzika e tij?
Padyshim që po. Kam albumin e tij dhe kam marrë pjesë shumë herë në performancat e tij. Është një performues shumë i mirë, për më tepër aq i ri në moshë. Nga albumi i tij më pëlqen shumë kënga "Love is real”.

Ai është gati sa ti në moshë, apo jo?


Po, 23 vjeç, por nga mënyra sesi flet duket shumë më i madh në moshë.

Në përgjithësi ti e download-on muzikën apo blen CD?
Unë kam një iPod në të cilin download-oj gjithçka. Nëse do shihnit iPod-in tim, do shihni që gjithmonë në të mund të gjesh muzikën më të fundit. Njoh artistët e rinj dhe e di nëse ata sapo kanë lançuar një album apo jo. P.sh., "The Weekend” që e pëlqejnë të gjithë. Si të mos e duash atë, është kaq i veçantë.

Mendon se muzika e Theophilus do të pranohej në Shqipëri?
Mendoj se zviceranët do ta pëlqenin akoma më shumë. (Qesh). Jo, mendoj se në të gjithë botën njerëzit do ta donin. Sipas meje, këngët e tij do të pëlqehen një njerëz kudo që janë. Ai ka joshjen e tij, është shumë ambicioz dhe është i fokusuar gjithashtu te moda, prandaj edhe fotot që bëmë së bashku dolën aq bukur. Mua si person më pëlqen të bëj foto me njerëz të ndryshëm, të shoh sesi punojnë, më intereson gjithçka.

Si po shkon linja jote e modës?
Mirë, po zgjerohet. Po ndryshoj koleksionin në bardhë e zi dhe po e miksoj stilin e viteve ’50 me modernen. Do mbaj disa veshje ashtu siç janë, të tjerat do t’i ndryshoj.

Kur mund ta shohim reklamat e rrobave të plazhit?
Do të jetë në fund të nëntorit, ose diku nga fillimi i dhjetorit.

Ku do t’i realizoni fotot, në qytet apo në plazh?
Jo, në qytet jo. Do të më pëlqente t’i bëja në stilin pin up girl të viteve ’50. Do jetë shumë gallatë. Kam një kamera me të cilën po xhiroj prapakuintat që tani.

Si një personazh publik që je, natyrisht që je e ndërgjegjshme për faktin që deklaratat e tua shpesh nxirren nga konteksti. Të duket e vështirë kjo gjë?
Këtë gjë e urrej, sepse unë në fakt dëshiroj që gjithë kohës të them të vërtetën dhe t’i shpreh gjërat në mënyrën sesi unë i mendoj. Por tani po mësoj të bëhem diplomate dhe e ndërgjegjshme për disa gjëra. Njerëzit janë tepër të ndjeshëm, por nuk ka asnjë të keqe kur thua të vërtetën, për aq kohë sa ajo është e vërteta. Kujt do t’i pëlqente të jetonte në një fantazi?!

Ti vjen nga një kulturë ku gratë flasin çfarë mendojnë, ndërsa të tjerët marrin përsipër të thonë se çfarë mendojnë ato.
Jam rritur pak a shumë në këtë lloj ambienti. Së fundmi kam kuptuar se duhet të jem e kujdesshme për ato që them, edhe pse nuk dua ta zbatoj këtë rregull. Por njerëzit thonë "Nëse nuk do ta ndjekësh këtë rregull, do rrëzohesh”, kështu që unë po e marr këtë risk. Kam vendosur që pavarësisht se çfarë ndodh, do them atë që mendoj, edhe pse ndoshta ndonjë person do më kthehet kundër. Është një sfidë dhe unë ndjehem e fortë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D