Kryesore » 2012 » Prill » 17 » Andini dhe Noga lansojnë klipin “Ku Je” (+VIDEO)
5:41 PM
Andini dhe Noga lansojnë klipin “Ku Je” (+VIDEO)
Tinejxheri nga Prishtina, Agon Abdullahu, i njohur si Noga Beatbox, ka lansuar videoklipin e ri të këngës "Ku Je” në bashkëpunim me producentin dhe këngëtarin Andin Randobrava.Videoklipi është punuar në dy lokacione, në Gjermani dhe në Prishtinë, teksa skenat i përshtaten pikërisht stilit të këngës – një baladë e cila flet për një dashuri që nuk arriti të shkojë deri në fund.Teksti i këngës dhe në tërësi për të është përkujdesur vet Andin Randobrava, teksa shoqërohet nën interpretimin e vet Andinit dhe Nogës, i cili tashmë është i njohur për bashkëpunimet e tij të suksesshme.Së fundmi Noga ka lansuar dhe albumin e tij të ri, "Unstopable”, i cili tashmë është në shitje, teksa në të janë shumë befasi të cilat Noga ka refuzuar t’i zbulojë për mediat. Këtë ai pritet ta bëjë të premtën në emisionin "Zonë e Lirë" me Arian Çanin, ku do të promovojë albumin e ri dhe klipin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D