Kryesore » 2012 » Shkurt » 26 » Albërie Hadërgjonaj: Nuk fitoj aq para nga muzika, sa të quhem VIP
6:06 PM
Albërie Hadërgjonaj: Nuk fitoj aq para nga muzika, sa të quhem VIP
Ende nuk e ka vendosur se si do të shfaqet pas klipit në stilin pop-dance, ku prezantohej si një qenie e sofistikuar e zbritur nga hapësira. Do të shohim femrën romantike me një baladë, apo ekspresive me një klip ritmik?! Albërie Hadërgjonaj ka realizuar dy këngë të reja dhe një duet me vajzën, Anxhelina, që do t’i publikojë së shpejti. Në këtë intervistë tregon për marrëdhëniet me vajzat, përshtatjen në tregun muzikor dhe paratë që fiton nga muzika:Pas këngës së fundit pop-dance ku u shfaqe me veshje të sofistikuara, po përgatitesh për ndonjë dalje tjetër me këngë të re?
Po, kam dy këngë të reja që po punohen realisht, por jam në dilemë kë të servir bashkë me klipin, baladën apo këngën ritmike.
Duket se këtë periudhë po eksperimenton në muzikë. Thjesht po i përshtatesh tregut muzikor apo ky është stili që të pëlqen në këto momente?
Të jem e sinqertë, mundohem të përshtatem me tregun muzikor, por me mua ndodh çudia se nëse më pëlqen kënga, e bëj pa hezitim.
Në disa foto te reja që ke publikuar në rrjetet sociale, shfaqesh sa femër agresive, aq edhe sensuale. Në të vërtetë, çfarë tipi është Albëria?
S’di ç’të them për këtë. Ka shumë foto në faqe të ndryshme që shpërndahen nga fansa e dashamirës, por unë jam shumë e thjeshtë në jetën e përditshme. Skena është krejt tjetër gjë me jetën normale që unë bëj.
Ndërkohë që shumë do të kishin kuriozitet të dinin se si i ruan linjat dhe trupin në formë. Mban ndonjë dietë të caktuar apo merresh me palestër?
Të dyja paraprakisht. Jo në ekstrem, por me një përkujdesje normale dhe pa e tepruar. Mendoj që është e domosdoshme për këdo.
Në faqet e shtypit rozë është shkruar shumë për "konkurrencën e bukurisë” mes teje, vajzave e mbesave të tua. Ti vetë si do e komentoje këtë konkurrencë? Si ndihesh mes tyre?
Më vjen të qesh gjithmonë kur dëgjoj të flitet kështu në lidhje me mua, vajzat dhe mbesat. Normal kur të bëjnë krahasime me ato kukullat që kemi, më bëhet qejfi… I dua aq shumë, sa dëshiroj t’i shoh në majat e aisbergut.
Çfarë marrëdhëniesh ke me vajzat, sa shoqe jeni, ia tregoni sekretet njëra-tjetrës? Me cilën prej tyre flet më hapur?
Në fakt jam me fat, sepse kam vajza shumë të mbara dhe të zgjuara, dhe që e dinë se më shumë se unë nuk i do askush tjetër që mund t’i këshillojë më mirë. Pastaj vlen për të falënderuar veten në këtë rast, që kam punuar me to, që sot t’i kem ashtu siç duhet dhe siç duam ne të jenë.
Cilat janë planet e këtij viti në muzikë, ke menduar për ndonjë duet special?
Po. Kënga është gati me vajzën time, Anxhelinën por për fat të keq nuk arritëm ta përfundonin në atë periudhë sa ishte Anxhelina në Tiranë.
Disa këngëtare fitojnë shumë nga muzika, ju hyni në listën e këtyre këngëtareve?
Fitoj para nga muzika, por jo aq sa të jem VIP.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D