Kryesore » 2012 » Qershor » 6 » Alban Skenderaj triumfon në ‘VFM 2012’
3:46 AM
Alban Skenderaj triumfon në ‘VFM 2012’
Videoklipi i këngës "Mirë se vjen në shpirtin tim” i Alban Skenderajt ka fituar çmimin kryesor në edicionin e sivjetmë të Videofestit Muzikor.
Përveç çmimit për videospotin më të mirë, ky klip rrëmbeu edhe çmimet për zhanrin pop dhe regjinë më të mirë.Tre trofe dërgoi në shtëpi edhe Dafina Zeqiri me këngën "My Swag” – për performancën më të mirë, ‘stylingun’ më të mirë dhe ishte klipi më i mirë në konkurrencën e femrave.Dy çmime fitoi videoklipi i këngës "Le t’kallen” i Kaos, ato për zhanrin ‘rep hip-hop’ dhe në konkurrencën e grupeve.Bashkëpunimi mes Nora Istrefit dhe MC Kreshës ishte më i miri në këtë kategori, Gjirës i takoi çmimi në konkurrencën e artistëve të rinj, Mentor Haziri fitoi në konkurrencën e meshkujve, ndërsa Genc Salihu në atë të zhanrit rok.Rokerët legjendarë nga Tetova, "Elita 5”, morën çmimin e karrierës, ndërsa me këtë rast u shfaq edhe një video me një histori të shkurtër rreth bendit dhe më pas ata performuan në skenën e VFM.Çmimet e ndara në edicionin e dhjetë të VFM:

Videospoti më i mirë në duet: Andos & Eugent Bushpepa – "Adrenalina”

Videospoti më i mirë i zhanrit Rap Hip-Hop: Kaos – "Le t’kallen”

Videospoti në bashkëpunim: Nora Istrefi & MC Kresha – "As ni zo”

Videospoti më i mirë i zhanrit Pop: Alban Skenderaj – "Mirë se vjen në shpirtin tim”

Videospoti më i mirë i zhanrit Rok: Genc Salihu – "Lufta është bahçe”

Videospoti më i mirë në konkurrencën e Artistëve të rinj: Gjira – "Çka po don me t’knu zemër”

Videospoti me Performancën më të mirë: Dafina Zeqiri – "My Swag”

Çmimi i publikut: Adelina Emini – "Tipsy”

Videospoti më i mirë në konkurrencën e Meshkujve: Mentor Haziri – "Engjëll”

‘Best Styling’: Dafina Zeqiri – "My Swag”

Videospoti më i mirë i zhanrit Pop Folk: Gili – "Haku i nënës”

Videospoti më i mirë i zhanrit R&B: Vesa Luma & Big Basta – "Boom”

Çmimi i karrierës: Elita 5

Videospoti më i mirë i zhanrit Dance: Blero ft. Astrit Stafa – "Summer Love”

Videospoti me Regjinë më të mirë: Alban Skenderaj – "Mirë se vjen në shpirtin tim”

Videospoti më i mirë në konkurrencën e Grupeve: Kaos – "Le t’kallen”

Videospoti me më shumë klikime në YouTube : Flori ft. Albatrit Muqiqi & Noga – "Tequila Vava”

Videospoti më i mirë në konkurrencën e Femrave: Dafina Zeqiri – "My Swag”

Çmimi i ‘21 Plus’: Genta & DJ DaLool – "Guximi”

Videospoti më i mirë: Alban Skenderaj – "Mirë se vjen në shpirtin tim”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D