Aida Shtino: Thashethemet më kanë lënduar familjen
Ka gëzuar shumë familje duke u rikthyer në shtëpi njeriun e tyre të afërm. Sot, pas gjashtë vjetësh në "Njerëz të Humbur” ajo është e kënaqur me misionin e saj në kërkim të tyre. Aida si personazh publik ka pasur "shkëlqimin” në karrierë, por edhe "dritë hije” në jetën private.Ka përjetuar një divorc pas shumë vitesh martesë dhe në këtë pikë ajo e di shumë mirë se çfarë është humbja, vetmia, zhgënjimi…. Por si gjithmonë guxon, lë përtej ndrojtjen dhe i përkushtohet kryekëput karrierës dhe të vetmit mashkull që i qëndron pranë për momentit, djalit të saj adoleshent. Lajmi për divorcin e moderatores televizive nuk kaloi pa u ndjerë dhe më pas "thashethemet” lulëzuan, por edhe për këto Aida e ka një shpjegim. Ajo na rrëfen se e kanë lënduar shumë atë dhe familjen e saj duke na siguruar se asgjë nga ato nuk është e vërtetë. Një vit më parë hodhi me vetëdije firmën në vendimin e Gjykatës së Tiranës ku kishte kërkuar ndarjen përfundimtare nga bashkëshorti i saj.
Në këtë intervistë për "Shekulli-n” na tregon se nuk është e thjeshtë të jetosh vetëm por asgjë nuk është e pa mundur. Në këtë bisedë rrëfen gjithçka për dobësitë e saj, momentet e vështira, ëndrrat dhe se çfarë mendon ajo për një martesë të dytë.
Ka qenë një sezon i suksesshëm i "Njerëz të Humbur” apo i zakonshëm?
Ka qenë vërtetë një sezon i suksesshëm, ndoshta po e publikoj për herë të parë në gazetën tuaj por për periudhën shtator 2010 – Qershor 2011 kemi arritur të gjejmë 89 persona të humbur, duke i kthyer kështu buzëqeshjen atyre familjeve të cilët nuk kanë ditur se ku i kanë patur të afërmit e tyre.
Cilat kanë qenë humbjet më të bujshme që keni trajtuar këtë periudhë?
Në fakt edhe në këtë periudhë vazhdon të qëndrojë enigmë fati i vajzës së vogël Bleona Mataj, për të cilën kërkimet vazhdojnë, por një vello misteri i pa zgjidhur akoma shoqëron gjithë historinë e saj, gjithashtu do të përmendja fatin e një shtetase amerikane nga Chikago e cila kërkohet nga familjaret e saj në emisionin tonë, pasi ajo ka humbur kontaktet me të nga Tirana në vitin 2004. Një histori kjo vërtet shumë interesante e çuditërisht njerëzit telefononin në emision, duke na njoftuar se e kanë parë kohët e fundit pikërisht në Tiranë…
Cila histori ju ka lodhur më shumë?
Të gjitha historitë janë të vështira, por në fakt këtë periudhë vazhdon të na lodhë historia e Altin Zekës, shpresoj që shumë shpejt ta zgjidhim si qëndron e vërteta me këtë person.
Aida, ju tashmë jeni duke u marrë me një plagë të shoqërisë sonë, prej 6 vjetësh. A keni nxjerrë ju një konkluzion se perse njerëzit nuk kontaktojnë me familjarët e tyre?
Fillimisht na bënte përshtypje se si ka mundësi që të ketë njerëz që mos kontaktojnë me familjarët e tyre ose të zhduken në rrethana enigmatike, por tashmë duke i parë këto histori nga afër, mendojmë krejt ndryshe… Ky fenomen është aktual edhe në botë, fatkeqësisht njerëzit largohen, apo zhduken për një farë kohe apo "humbin” duke u nisur nga arsye nga më të ndryshmet. Në Shqipëri periudha e emigrimit masiv të shqiptarëve mbas viteve `90, bëri që ata të iknin duke mos ditur ku po shkojnë, të pa informuar edhe kjo bëri që ata të përballen me një realitet të pa njohur, në këtë mënyrë ndoshta kanë pësuar një farë ftohje në lidhje me ata që kanë lënë mbrapa, disa prej tyre kanë hyrë nëpër shtigje të rrezikshme duke mos mundur të tregojnë ndoshta identitetin e tyre… etj pra ka arsye nga më të ndryshmet të cilat gjithmonë ngelen të papërcaktuara.
Si i keni marrëdhëniet me djalin tuaj, bisedoni më të, për çfarë?
Me djalin mundohem të jem sa më afër, jemi gjithmonë në kontakt gjatë gjithë ditës gjithashtu në mbrëmje unë e ndihmoj për mësimet kur ai ka vështirësi, apo bisedojmë rreth ditës që kemi kaluar të dy. Bisedojmë për çdo gjë, pasi ai është në adoleshencë edhe unë mundohem të flas hapur me të.
Ju jeni moderatore televizive e një prej programeve më të ndjekur në Shqipëri, a bëni ju një jetë prej "VIP-i”?
Për të arritur deri këtu na u desh një rrugë shumë e gjatë duke krijuar strukturat e duhura për të pasur sukses. Do të thoja se unë bëj një jetë normale, punoj shumë, lexoj i përkushtohem punës time gjithmonë duke kërkuar gjetje të reja, mundohem të jem e kujdesshme në çdo drejtim…
Jeni një femër që ka kaluar eksperienca të ndryshme, keni provuar emigracionin keni filluar të bëni televizion në një moshë jo të vogël, kjo tregon që keni kurajo dhe vullnet. Deri ku shkon guximi juaj?
Në fakt të guxosh është sikur ti ke prekur ëndrrat e tua edhe njeriu ka shumë ëndrra në jetë e po nuk guxoi nuk i provon dot i realizon apo jo. Guximi im shkon shumë larg megjithatë për momentin ngelet ëndërr e cila shpresoj të më realizohet. Të qenit personazh televiziv ka kosto dhe ju këtë e dini shumë mirë, njerëzit dhe media bëhen kurioz për detaje të jetës që ndoshta nuk do të donit të flisnit asnjëherë në publik.
Jeni lënduar nga thashethemet dhe deri ku shkon e vërteta e tyre?
Në momentin që je person publik ke marrë parasysh çdo gjë, por disa herë jam lënduar kur kjo ka bërë që të ndihen keq personat e mi më të dashur si djali im apo familja ime, pasi s’ka qenë e vërtetë asgjë…
Po ia u bëjmë pyetjen më "troç’, ka ndonjë gjë në jetën tuaj pas divorcit. Keni menduar të ndërton sërish një jetë në çift?
Nuk kam menduar asgjë, për momentin vetëm i jam përkushtuar djalit tim i cili ka aq shumë nevojë për mua në këtë moshë, si edhe punës time.
Keni marrë ndonjëherë dhurata nga personat që i keni gjetur të afërmit, cila ka qenë dhurata me e veçantë?
Dhurata më e bukur edhe e veçantë është lumturia e tyre, kur ju kemi dhënë lajmin për djalin e gjetur mbas 18 vjetësh!
Thashethemet në lidhje me ministrin
Në ambientet e kryeqytetit dhe sidomos në ambientet e televizioneve është përfolur sikur një politikan (Ridvan Bode, sipas fjalëve të këqija duhet thënë) dhe një moderatore (pikërisht Aida, sipas të njëjta thashethemeve) mund të kenë një marrëdhënie intime. Siç pohon vetë moderatorja, këto nuk janë asgjë më shumë se thashetheme dhe të pavërteta.
Aida përballë vetmisë
Është e vështirë për një femër të jetë kryefamiljare e të jetojë vetëm?
Mendoj se po, por nëse di të menaxhosh jetën asgjë nuk është e pamundur…
Ka shumë gra të cilat kanë probleme në çift dhe për hir të familjes apo fëmijëve zgjedhin të ‘durojnë”, janë në dilemë se nuk mund t’ia dalin dot vetëm, ju si do i këshillonit?
Nuk besoj se kam atë të drejtë të këshilloja asnjë, pasi këto gjera janë personale, secili nga ne e di vetë se ç’duhet të bëjë me jetën e tij, por unë mendoj se njerëzit duhet të jenë të sinqertë edhe të përballen me problemet në çift pavarësisht se kjo mund t’ju kushtojë…
Cila është frika më e madhe e një gruaje sipas jush?
Mendoj se duke qenë se një grua lind me instiktin e nenës, ndarja nga fëmija e saj është frika më e madhe.
A është ajo një forme lirie, arrati nga bota e zhurmshme, apo një rrugë që njeriu zgjedh kur gjithçka përqark e ndjen të huaj?
Ndoshta, por lind pyetja deri kur mund të arratisesh nga kjo botë? Mendoj se njeriu asnjëherë nuk mund të ndërtojë lumturinë e tij mbi dhimbjen e të tjerëve e sidomos kur këta janë prindërit e tu.
A ndodh të ndihesh vetëm edhe me njerëz përreth?
Në fakt disa herë, por zakonisht mundohem ti shikoj gjerat edhe njërëzit që më rrethojnë pozitivisht.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS