Kryesore » 2012 » Maj » 18 » Afërdita Dreshaj eliminohet nga “Dancing Albania”
5:04 PM
Afërdita Dreshaj eliminohet nga “Dancing Albania”
Ka qene si gjithmonë emocionues vendimi i radhës për largimin e një prej personazheve VIP nga Dancing Albania, por mbrëmjen e te enjtes sfida vuri përballë dy bukuroshe dhe mikesha te ngushta, duke e bere eliminimin me te vështirë dhe prekës. Afërdita Dreshaj, u largua kështu nga gara me e madhe e kërcimit ne ekranet shqiptare, për te lënë ne spektakël këngëtaren Adelina Tahiri. Me herët gjate mbrëmjes 7 yjet e mbetur ne gare, performuan edhe këtë puntate ne disiplina te ndryshme qe nga klasiku vals e deri tek sensualja rumba, ku personazhet si çdo te enjte u veshën me elegance nga Ardi Asllani. Prokuksioni i "Tring Dixhital” e "Vizion Plus”, i cili i kushtohet tërësisht kërcimit dhe emocioneve qe te fal ai, nisi ne fakt me një homazh kushtuar mjeshtrit te koreografisë, Agron Aliaj, i cili u nda nga jeta paraditen e te enjtes. E ftuar speciale ishte edhe këngëtarja Besa me një nga hitet e saj me te reja, por e veçanta e mbrëmjes mes surprizave ishte musicali qe stafi i balerinëve profesioniste, personazheve VIP, Anjeza Shahinit, Albi Xhepes dhe orkestrimit te veçante te Alfred Kaçinarit, prezantuan nen ritmet e këngëve me te bukura te legjendareve Queen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D