Kryesore » 2012 » Janar » 31 » Adriana Kurtishaj, prezentuesja në ekranet boshnjake
12:05 PM
Adriana Kurtishaj, prezentuesja në ekranet boshnjake
25 vjeçarja e cila për momentin po i çmend boshnjakët në televizionin OBN, është shqiptarja Adriana Kurtishaj, e lindur në Slloveni. Pas shumë viteve të kaluara në Slloveni, destinacioni i Adrianës ka qenë Sarajeva ku para 5 viteve fillon punë në televizionin OBN, fillimisht si prezentuese e motit.
E shkolluar në fushën e ekonomisë, ajo rastësisht futet në botën e televizionit. Televizioni ku punon ajo është shumë urban dhe modern kështu që Adrianës i pëlqen kjo punë që bën dhe shikuesit e saj janë shumë të kënaqur me të. Pas një viti si prezentuese e motit, drejtuesit e televizionit Adrianës i japin një detyrë të re duke filluar udhëheqjen e një shou program zbavitës të quajtur "Nedjeljom popodne” apo në shqip si formati ‘’E diell’’, ku edhe sot e kësaj dite e drejton.Një nga projektet më të mëdha të karierës së saj është dhe udhëheqja e spektaklit "Zvijezde plešu” apo ‘’Yjet kërcejnë’’ të cilin spektakël e ka udhëhequr bashkë me kolegun e saj Fetahagić Fedja, ndërsa pas këtij spektakli ajo fillon një tjetër akoma më të madh të quajtur ‘’Stars with stars’’.Adriana për momentin është një nga femrat më të popullarizuara dhe më të bukura në mbarë Bosnjën, me disa mega programe pas vetes, një rol udhëheqës në television, mijëra fansa, paparaci që e ndjekin nga shkon, që do të thotë se është një shoë girl tepër e famshme
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D