Adriani dhe Luana nuk janë më bashkë. Dashuria mes tyre është zbehur dhe çifti i njohur tashmë ka shkëputur çdo marrëdhënie mes tyre, madje si duket nuk janë as miq. Pasi mësuam që ata të dy nuk janë bashkë, duke u vërtetuar edhe nga statusi që kishte ndryshuar këngëtari në facebook, ne vendosëm të hulumtojmë më shumë në lidhje me këtë rast. Shikuam se në shoqërinë e Adrianit nuk ekzistonte Luana dhe e kundërta. Më pas kontaktuam të dy protagonistët e njohur dhe ja çfarë na treguan ata. "Unë jam ndarë qëkur nga Luana, por tash po tregoj për këtë gjë, se ndihem jo mirë kur më pyesin.” Kështu fillon rrëfimin e tij këngëtari i mirënjohur nga Shkupi, Adrian Gaxha. Lidhja e tyre rreth 4-vjeçare dukej shumë e qëlluar dhe ajo u kurorëzua me një fejesë të fshehtë në qytetin e Sarandës këtë verë, ku Adriani i kishte dhuruar edhe një unazë Luanës. Por siç duket, kjo fejesë nuk e ka ndihmuar çiftin e famshëm që të vazhdojë lidhjen e tyre të dashurisë, por që të dy kanë vendosur të ndahen dhe të vazhdojnë gjithsecili rrugët në karrierë.Po për çfarë arsye ky çift i famshëm është ndarë, nuk arritëm ta mësojmë ekzaktësisht, por ja se çfarë tregon Adriani: "Po thjesht s’jemi për njëritjetrin. Më mirë të jem i sinqertë e të tregoj sesa të aktroj kur të më pyesin nëpër intervista”, thekson ai. Adriani dhe Luana kanë 4 vite bashkë, por me një vit pauzë ka ndodhur para dy vitesh, e cila ishte një ndarje momentale ku më pas u bë dhe një ribashkim i çiftit. "Nuk e di saktë sepse ne kemi katër vite, por një vit pauzë kemi pasur para dy vitesh dhe kjo domethënë tri vite bashkë”, thekson Adriani në pyetjen tonë se sa kohë ka që kur janë njohur dhe kanë filluar lidhjen. "Unë s’kam dëshirë të flas shumë gjëra, por thjesht dëshiroj të jem i sinqertë dhe të tregoj realitetin, që të mos më pyesin për lidhjen që kam pasur. Nuk jam aktor të aktroj se gjasme jam në lidhje”, përfundon Adriani. Ndërsa në anën tjetër kontaktuam Luanën, për të marrë një koment edhe nga ajo në lidhje me rastin në fjalë. "Unë dhe Adriani i kemi vendosur kështu punët, ama s’mund të vazhdohet më me shkrime”, thekson në fund Luana
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS