Kryesore » 2011 » Tetor » 29 » Adrian Gaxha, ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it
6:11 PM
Adrian Gaxha, ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it
Ai gjithmonë ka qenë pjesë e organizimeve humanitare, por këtë radhë e ka marrë seriozisht punën. Këngëtari i njohur nga Shkupi, Adrian Gaxha sapo është emëruar ambasador i vullnetit të mirë nga UNICEF-it për humanitetin e tij të treguar gjatë gjithë këtyre viteve. Gaxha ka disa ditë që nëpër ekranet televizive shfaqet me një spot publicitar së bashku me disa fëmijë, ku apelon për mbledhje të fondeve për ndërtimin e shtëpive, banesave dhe për shumë gjëra të tjera për personat në nevojë. Këtë vullnet të mirë të tij duhet ta ndjekin të gjithë personalitetet e njohura, edhe pse disa prej tyre në shumë raste i shohim nëpër organizime humanitare, por kur bëhet fjalë për kontribut konkret, atëherë del një numër shumë i vogël i atyre që janë të gatshëm të ndihmojnë personat në nevojë. Adriani me këtë pjesëmarrje dëshiron të ndërgjegjësojë të tjerët se humaniteti është një gjë shumë e mirë dhe, sikur çdo njeri të mund të dhurojë një gjë të vogël nga mundësitë që ka, shumë njerëz nuk do ishin të varfër.Pas këtij spoti publicitar, Adriani pritet të hedhë në tregun muzikor shumë materiale të reja, që do të dalin nga studioja e tij muzikore.  
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D