Kryesore » 2012 » Qershor » 27 » Adoleshentja shqiptare ‘kall' diskotekat amerikane si D.J. (+VIDEO)
2:58 PM
Adoleshentja shqiptare ‘kall' diskotekat amerikane si D.J. (+VIDEO)
Adoleshentja nga Tirana, Livia Kola, ka prezantuar këngët e saj të para në diskotekat amerikane.Livia K. tingëllon si një emër amerikan. Por në fakt është një vajzë nga Tirana, e vendosur prej një dekade në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një ëndërr të madhe, si çdo adoleshent. Të bëjë muzikë dhe të jetë e njohur në gjithë botën. Por nëse për disa ëndrrat mbeten në sirtar, për vajzën që iku në moshën 10 vjeçare nga Tirana një dritë jeshile është shfaqur në sfond. Ka pasur fatin të takoj producentin dhe kantautorin e njohur Kingsley Gardner, (i cili ka punuar me Mya, Das Efx, Diana King & Billy Crawford). Pikërisht ai ka pikasur Livian në një audicion në New York. Kur ai dëgjoi dy këngët e saj origjinale, të krijuara nga Livia dhe të luajtura prej saj në piano ai nuk kishte dyshime se Livia është një artiste e re e talentuar.Livia Kola, e pagëzuar me emrin Livia K. Ka nisur ndërkaq punën për albumin e saj të parë që do të lançohet në vjeshte të vitit 2012, për të cilin po punon me Bojan Dugic (producent që ka punuar me Britney Spears, Beyonce, 50 Cent, J Lo, Lady Gaga, Kelly Rowland, Amber Rose). Aktualisht dy këngët e saj të para po luhen në diskotekat amerikane, ndërsa e ardhmja e saj premton shumë. Përveç muzikës, Livia punon edhe si modele si edhe ka marrë një rol për një film të cilin do ta xhirojë këtë verë, ndërsa vazhdon studimet për mjekësi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D