Kryesore » 2011 » Maj » 7 » Adelina Tahiri u këndon “Djemve të këqij”, jo Lorik Canës
11:09 AM
Adelina Tahiri u këndon “Djemve të këqij”, jo Lorik Canës
Këngëtarja seksi, Adelina Tahiri, këto ditë ka realizuar videoklipin e saj më të ri, kushtuar "djemve të këqij”. Bukuroshja kësaj radhe vjen me këngën "Bad Boy”, një këngë e cila është realizuar gjatë festave të fundvitit, por që vetëm tani është shoqëruar me klipin përkatës.Si gjithmonë, edhe këtë herë 19-vjeçarja Adelina vjen për fansat mjaft seksi… "Kënga i kushtohet çdo femre që në jetën e saj takon edhe Bad Boy (djem të këqij)”, thotë Adelina. Për videon e kësaj kënge, këngëtarja ka xhiruar edhe në Tiranë, ku ndodhej pak javë për parë. Për momentin, ajo ndodhet në Stamboll të Turqisë, ku udhëton shumë shpesh këto kohët e fundit, ndërkohë që ka marrë pjesë edhe në reality-show-n që zhvillohet në Kosovë, "Vip Shtëpia” (spektakël për të cilin ka thënë se ka marrë pjesë si agjente dhe jo si konkurrente- edhe pse mori ftesë; pasi është natyrë shumë e butë). Axhenda e saj me fluturime të shpeshta drejt këtij shteti, ka çuar mediat drejt konfirmimit të dyshimeve se ajo ka krijuar një lidhje sentimentale me yllin e kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana. Vetëm takimet me të "dashurin”, mund t’i përligjin këto udhëtime të shpeshta, edhe pse të dy yjet janë përpjekur ta evitojnë pyetjen mbi marrëdhënien e tyre. Nga ana e saj, Adelina as nuk e ka pranuar dhe as nuk e ka mohuar pyetjen se a është e lidhur me Lorik Canën, i cili vite më parë ka qenë i fejuar me modelen e njohur shqiptare, Zana Krasniqi, e cila prej disa kohësh ushtron aktivitetin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Unë jam munduar të eci me muzikën dhe punën time, e jo me lajme e deklarata që kanë lidhje me jetën time private”, është shprehur ajo. Me siguri që me "Bad Boy” nuk e ka fjalën për Canën… STANDARD
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D