Kryesore » 2012 » Janar » 19 » Adelina mohon lidhjen: Me Besnikun thjesht miq
11:37 PM
Adelina mohon lidhjen: Me Besnikun thjesht miq
Këngëtarja Adelina Berisha dhe Besnik Çakaj, frontmeni i "NRG Band”, i kanë quajtur spekulime dyshimet që janë ngjallur në rrethin shoqëror, sipas të cilave, thuhet se ata janë në prag të lidhjes."Besnikun e kam vetëm shok dhe asgjë më shumë, edhe pse kam vallëzuar me të në programet e Vitit të Ri, ne thjeshtë jemi vetëm kolegë dhe mund të lozim me të gjithë. Mirëpo, këtë spekulim unë e mohoj kategorikisht, sepse në mes nesh nuk ka asgjë më shumë”, ka thënë Adelina për Zëri.Edhe Besniku e ka mohuar të ketë nisur një lidhje me Adelinën: "Nuk ka shumë kohë të gjatë që njihemi me Adelinën, neve na bashkojnë vetëm evenimentet muzikore apo xhirimet për festat e fundvitit. Kështu që sa i përket dashurisë nuk ka asgjë në mes nesh. Ajo është një këngëtare e mirë dhe një shoqe e mirë për të cilën kam respekt, por edhe pse kemi vallëzuar bashkë në programet e Vitit të Ri, unë nuk kam asgjë më shumë me të. Neve thjeshtë na lidh vetëm kënga dhe asgjë tjetër më shumë”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D