Kryesore » 2011 » Maj » 31 » Adelina kërcënohet nga fansat e Lorikut
9:03 PM
Adelina kërcënohet nga fansat e Lorikut
Adelina Tahiri ka marrë shumë kërcënime pas publikimit të lajmit për ndarjen e saj me futbollistin e njohur Lorik Cana.
Edhe pse Adelina nuk e kishte konfirmuar ndarjen, madje as lidhjen, në një intervistë deklaroi se nuk mund të jesh bashkë me një djalë i cili ka edhe femër tjetër. Tash këngëtarja i ka konfirmuar kërcënimet nga fansat.
"Aq shumë kërcënime kisha saqë nuk kisha mundësi të bëja gjumin rahat. Për pak sa nuk përfundova në spital nga stresi, madje nuk ishin vetëm vajzat që kërcënonin por edhe djemtë. Erdhi puna të tallem me këtë histori, por e kam vuajtur shumë", ka deklaruar Adelina Tahiri për të përjavshmen Intervista.

Ajo nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë në lidhje futbollistin Lorik Cana.

"Nuk preferojë të diskutoj në lidhje me jetën time personale. Kam vendosur të mos flas më për këtë temë", ka thënë ajo në përgjigje të pyetjes nëse ka qenë e lidhur me Lorik Canën.

Megjithatë ajo e ka vlerësuar Lorikun si njërin prej futbollistëve më të mirë shqiptarë së bashku me Erjon Bogdanin. Ndërsa kur është pyetur se si i duket Loriku si mashkull ajo ka shqiptuar vetëm një fjalë: " Djalë i ri”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D