Kryesore » 2012 » Maj » 3 » Adelina kapet për flokësh me një shoqe, ia shau Shqipërinë
3:14 PM
Adelina kapet për flokësh me një shoqe, ia shau Shqipërinë
Ka vetëm pak vite që ka përfunduar gjimnazin, por pavarësisht kësaj ndjen shumë nostalgji për atë kohë. Adelina Tahiri, çapkënia e skenës shqiptare, që me shikimin e kristaltë dhe të qeshurën tipike ia del të të bëjë menjëherë për vete, do të vijë sot në një rrëfim të sinqertë për faqet e "Gjimnazistëve”. E ka prekur suksesin në moshë të re, por ky fakt nuk e ka bërë të ndihet superiore në mesin e shoqeve. Përkundrazi, ato i ka pasur mbështetëse të flakta gjatë rrugëtimit në muzikë. Ama ky reagim nuk ka vlejtur për femrat xheloze.Në këtë rrëfim për revistën këngëtarja e dashur tregon plot nostalgji ditët në shkollën e muzikës, ngacmimet e djemve, kopjet në provime, dënimet e prindërve dhe sherrin me shoqen që i shau shqiptarët…

Si e kujton periudhën e gjimnazit?

E kujtoj si një kohë shumë të bukur, për të cilën hera-herës më merr shumë malli. Unë gjimnazin e kam ndjekur në Maqedoni dhe në fakt nuk ka qenë ekzaktësisht gjimnaz. Ishte shkollë muzike, shumë ndryshe nga gjimnazi i përgjithshëm, sepse mësimi në të ishte individual. Ne punonin individualisht me pedagogët, me përjashtim të lëndëve teorike.

Fakti që shumicën e lëndëve i keni bërë veçmas, ka ndikuar në mungesën e shoqërisë?

Nuk mund të them që ka qenë vetëm ky faktori që ka ndikuar në mungesën e shoqërisë. Shumica e nxënësve në shkollë ishin maqedonas dhe unë e kam pasur pak të vështirë të krijoja afinitet, gjithsesi mund të them se kam pasur shokë dhe shoqe shumë të mirë, me të cilët ruaj kujtime shumë të veçanta.

Si kanë qenë reagimet e tyre kur të panë në televizion?

Kanë qenë përgjithësisht të mira. Më kanë përkrahur shumë dhe kanë qenë ‘fansat’ e mi të parë.

Sa orë në ditë mësoje?

Nuk mund të them që mësoja shumë orë, por kisha diçka, nëse përqendrohesha arrija t’i fiksoja menjëherë gjërat.

Çfarë rezultatesh ke pasur në mësime?

Rezultatet i kam pasur shumë të mira, sidomos gjatë dy viteve të para. Isha nxënësja më e dalluar në gjithë brezin tim, pastaj në vitin e tretë dhe të katërt, si pasojë e angazhimeve muzikore u detyrova ta lë pak pas dore shkollën, por asnjëherë nuk kam shkuar pa ia pasur idenë në provime.

Cila ka qenë lënda që doje më shumë?

Lënda që doja më shumë ka qenë pianoja dhe s’e keni idenë se sa më mungon. Ndonëse e kisha gjithmonë në orën e parë, dhe e urreja me shpirt zgjimin herët, nuk e kam braktisur asnjëherë.

Po lënda që ‘urreje’?

Lënda që nuk e doja fare ka qenë teoria e muzikës. E mësoja, sepse duhej, por jo me qejf.

Ke kopjuar në provime?

Po kam kopjuar, madje kam qenë eksperte, shumë e shkathët. Në lëndët muzikore nuk mund të kopjoja sepse provimet jepeshin në piano, ose në vegla të tjera muzikore, por në lëndën e Maqedonishtes ( që është si Gjuha Shqipe), kopjoja. I përgatisja që në darkë në disa fletushka.

Dhe ku i fshihje?

Mes këmbëve, i ngjisja në karrige, ose poshtë mëngës së bluzës.

Prindërit kanë qenë të rreptë me ty?

Unë me prindërit kam ndërtuar një marrëdhënie miqsh. Madje shoqet e mia çuditeshin për regatat e mia me ta. Natyrisht që ata kanë qenë shumë kërkues në aspektin e mësimeve. Madje, mbaj mend që kur unë lija ndonjë orë mësimi, mësuesja kujdestare i merrte në telefon dhe i njoftonte. Ata si dënim, më thonin që për një javë nuk do të dilja nga shtëpia. Po unë nuk është se e kam vuajtur shumë këtë pjesë, pasi edhe vetë nuk më pëlqen shumë që të dal.

Kur i lije orët e mësimit ku shkoje?

Orët e mësimit i linim si grup shoqëror. Qëndronim në oborr të shkollës, këndonim me kitarë, ose udhëtonim jashtë Shkupit.

Pak më lartë the që nuk para dilje, po jetën e natës e ke frekuentuar?

Shumë pak. Në rastet e festave, ose kur ndonjë shoqe kishte ditëlindjen.

Na trego pak për ngacmimet e djemve. Kanë qenë të shumta besoj?

Vitin e parë po, madje më kanë shkruar edhe letra për Shën Valentin. Pastaj kur më njohën, ndryshuan.

Ke pasur një histori dashurie në gjimnaz?

Brenda në shkollë jo. Nuk para më pëlqejnë shumë meshkujt maqedonas, nuk shkoja shumë mirë me ta.

Pra, jashtë gjimnazit e paske pasur një lidhje? Në këtë kohë e ke dhënë puthjen e parë?

Po (qesh).

E ke ndjerë ndonjëherë xhelozinë e vajzave në shkollë. Shikimet shtrembër?

Po, normale. Besoj se çdo femër e ndjen xhelozinë për dikë që është më e mirë se vetja. Po kjo mua më bënte të ndihesha mirë, të ndihesha superiore.

Je zënë ndonjëherë prej flokësh me ndonjë shoqe?

Po, jam zënë. Në vit të parë, kisha në klasë një vajzë që ishte shumë nacionaliste. Ishte maqedonase, por kishte qëndrime të forta antishqiptare. Na nënvlerësonte shumë, jo mua, por përgjithësisht si popull. Gjatë një bisede ku po hidhte kunja, më nxehu aq shumë saqë e gjuajta. E kapa për flokësh dhe e rraha.

Fitove ti?

Normalisht, madje jo vetëm kaq. Ajo vajzë u përjashtua nga shkolla.

Adelinë edhe diçka të fundit. Ti aktualisht vazhdon studimet për marketing, ishte kjo një zgjedhje e jotja, apo ta diktuan prindërit?

Ishte edhe një dëshirë e imja, ndonëse im atë merret me këtë punë. Nuk mendoj se do të vazhdoj gjithë jetën me këngën, ndaj mendova më mirë të kem një profesion të dytë, duke qenë se këngën e kam ushtruar dhe vazhdoj ta ushtroj me pedagogë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D