Kryesore » 2012 » Korrik » 1 » Adelina: Ja si më tërhoqi Vali
5:05 PM
Adelina: Ja si më tërhoqi Vali
Historitë e dashurisë së Adelina Ismailit kanë zënë gjithmonë vendin e merituar në shtypin e shkruar shqiptar.Aktualisht, këngëtarja po shijon dashurinë e Valit që është partneri i saj në jetë dhe në punë, si menaxher."Në të vërtetë, është përshtypja dhe pamja që më kanë bërë të dashurohem. Në një koncert në Zvicër, në temperatura tepër të larta ai po punonte në skenë gjysmë i zhveshur dhe më tërhoqi menjëherë vëmendjen. Vali është pronari i një diskotekte ku do promovoja albumin e kaluar dhe atje e kam njohur,” ka rrëfyer këngëtarja për TCH.”Në kontaktin e parë, po e mendoja për "dj” ose punëtor skene. S’më shkonte mendja që është pronari sepse mamaja ime kishte kontaktuar me të dhe se dija si dukej. Doja gjithsesi të bisedoja me të dhe gjeta si mënyrë për të folur të shaja gjithçka në atë klab dhe mënyrën se si pronari e kishte organizuar. Ai qeshte dhe më dëgjonte. Në fund mësova që ishte pronari. Pa dyshim, mënyra ime e joshjes ishte më katastrofikja e ndonjë femre në histori, ” ka shtuar Adelina.

”Ne ishim miq fillimisht dhe ky është një komponent i veçantë i lidhjes dhe bisedonim pa tabu për tema të ndryshme. Vali është i rritur në Zvicër dhe Francë, ndaj ndihesha e lirë me dikë që s’ka paragjykime apo stereotipe. Pastaj lindi ajo kimia midis dy njerëzve, jam unë ajo që bëra hapin e parë, në fakt s’mund të quhet as hap, sepse ishte direkt një puthje. Më pas, ai këmbënguli që ndiente të njëjtën gjë, ndonëse s’kishte marrë kurë kurajo që ta bënte për shkak të respektit që ndiente ndaj meje,” ka rrefyer ajo.

Më tej, Adelina ka treguar se ajo dhe Vali as që do e bënin publike lidhjen e tyre, por sipas kengetares, do të ishte e pandershme që të kishin një lidhje të fshehtë, pasi ajo është person publik dhe i ka falur gjithë jetën publikut.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D