Kryesore » 2011 » Maj » 15 » Adelina i rikthehet skenave muzikore
1:34 PM
Adelina i rikthehet skenave muzikore
Ka kohë që nuk na ka befasuar me ndonjë klip të ri pas publikimit të këngës "Urdhër i ri Illyric”, që u prit shumë mirë nga fansat e saj dhe mbarë publiku shqiptar për look-un trendy dhe përmajtjen muzikore mjaft moderne, me një tekst intrigues në aspektin kombëtar.

Por, Adelina nuk ka ndaluar së punuari me projektet e mëdha në Europë, të cilat është duke i përgatitur dhe për të cilat si duket duhet më shumë kohë në tregun e huaj, e jo si tek ne që albumet muzikore realizohen çdo 3 muaj. Duke dashur të jetë sa më afër fansave të saj, Adelina realizoi gati çdo javë koncerte në mbarë Europën nëpër diskoteka shumë të njohura europiane dhe me suksesin e mbi një mijë biletave të shitura përmbylli turneun europian, i cili zgjati dy vjet e gjysmë.

Rrallëherë është shoqëruar nga ndonjë koleg i saj, ndërsa në të shumtën e rasteve ka bërë koncerte solistike, pasi nuk i duhen as valltarët, kur skenën e ekzalton vetë këngëtarja, e cila përveç duartrokitjeve, nuk mund të largohet prej skenës nga dashuria e përcjellë me brohoritje që kanë fansat ndaj saj (kjo gjë e dëshmuar në shumë xhirime të cilat gjenden edhe në Youtube). Megjithatë, Adelina Ismajli si duket është duke përgatitur një projekt gjigant, i cili po mbahet në fshehtësi të plotë/ineks/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D