Kryesore » 2012 » Dhjetor » 5 » Adelina i refuzon programet festive
3:58 PM
Adelina i refuzon programet festive
Realizimet e programeve festive gradualisht po humbin efektin e tyre, ndonëse ato po realizohen në mënyra të ndryshme përfitimesh. Andaj disa nga këngëtaret e estradës sonë edhe këtë vit kanë refuzuar të jenë pjesë e disa programeve festive.
Këngëtarja Adelina Berisha ka refuzuar të marrë pjesë në programet festive televizive për shkak të parregullsive që bëhen në to.Ajo nuk e mohon faktin se disa këngëtarë paguajnë për të qenë pjesë e programeve dhe duke pasur parasysh edhe censurën, ajo ka hequr dorë nga çdo aktivitet që realizohet për festat e fundvitit."Të them të drejtën jam irrituar nga këto lloj organizimesh që po bëhen për festat e vitit të ri. Megjithatë kam refuzuar të jem pjesë e programeve festive për shkak të shumë parregullsive. Unë dua ose të jem ashtu siç dëshiroj vetë në një program pa pasur trusninë e të tjerëve, ose të mos marrë pjesë fare. Prandaj nuk kam pranuar të jem lodër e të tjerëve dhe fundi fundit unë nuk luftoj për ‘famë’ por për punë”, ka thënë ajo për "Zëri”.

Adelina gjatë këtij viti ka shënuar një sërë suksesesh në profesionin e saj të këngës, ndonëse nuk ndalon së realizuar këngë e hite për adhuruesit e saj.

"Aktualisht jam duke realizuar dy këngë të reja, të cilat do të jenë hite në tregun muzikor. Një këngë është realizuar me Don Arbasin, ndërsa kënga tjetër me Zapp dhe Criss”, ka thënë ajo për "Zëri”.

Këto këngë të cilat priten të emërohen tani, do të lansohen bashkë me videoklipe. Adelina ka vendosur që të dy videoklipet t’i përgatitë me produksionin ‘Max Produktion” në Shqipëri.

Ndërkaq sa i përket angazhimeve të tjera jashtë këngës, ajo është duke ndjekur studimet në fushën e menaxhimit, i cili profesion thotë se do ti ndihmoj edhe në fushën e këngës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D