Që Noizy është i famshëm kjo nuk diskutohet! Që ka sukses me shumë femra të cilat janë në radhët e fansave edhe kjo është e sigurt! Që mund të ketë lënë shtatzënë një vajzë dhe më pas ta ketë detyruar të abortojë është e diskutueshme! Këto ditë një intervistë e një vajze të panjohur ka lëkundur disi imazhin e reperit shqiptar! Edita Abazi quhet vajza që pretendon se ka pasur marrëdhënie intime me Noizy-n, marrëdhënie si pasojë e të cilës ajo ka mbetur shtatzënë! 20-vjeçarja që pretendon të jetë detyruar të abortojë për shkak të ngelizhencës së Noizy-t rrëfen që i ka të gjiha dokumentet në rast përballjesh ligjore! Noizy është baba i një vajze të vogël nga një lidhje e hershme e tij! Këngëtari ishte i ftuar në emisionin Pasdite në Top Channel, ku dha verisionin e tij. Vajzën e kam njohur me anë të internetit, në Facebook. Aty nisi gjithçka. Më komplimentonte me anë të mesazheve dhe një ditë i shkrova që ndodhesha në Prishtinë dhe më tha që donte të më takonte. I thashë ku ndodhesha dhe për 10 minuta erdhi në hotel ku isha me shokët. Të nesërmen ika nga Kosova dhe mes nesh nuk ndodhi asgjë, tregon Noizy. Më pas ajo po shkonte në Suedi për një set fotografik dhe kërkoi të më takonte sepse e dinte që unë ndodhesha aty, por sërish nuk u takuam. I jam shmangur disa herë sepse nuk më pëlqeu mënyra se si erdhi e më takoi te dhoma e hotelit ku isha me shokët. Më iku interesi për atë femër, shton këngëtari
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS