Kryesore » 2012 » Qershor » 12 » “50 Cent” pajtohet me Oprah Winfrey
1:37 AM
“50 Cent” pajtohet me Oprah Winfrey
Reperi i njohur amerikan, "50 Cent” dhe prezantuesja më e famshme televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Oprah Winfrey, realizuan një pajtim të papritur në një intervistë të drejtëpërsëdrejtë. Disa kohë më parë, i pyetur për emisionin e Oprah, "50 Cent” u shpreh se duke qenë se emisioni i saj ndiqej nga audienca e prindërve të tij, "as që mund t’i interesonte se çfarë bëhej në atë studio apo se çfarë mendimi kishte Oprah për të”.Megjithatë, i ftuar vetë në spektakël, reperi bëri një ndryshim 360 gradë, ndërsa e cilësoi prezencën në studio si një "prej arritjeve më të rëndësishme në jetën e tij”. Antipatia e reperit në lidhje me prezantuesen më të famshme në vend lidhej me disa kritika që ajo i kishte bërë më parë muzikës së 36-vjeçarit.Megjithatë, Curtis Jackson, emri i vërtetë i "50 Cent”, shfaqi një profil shumë më të butë ndërsa priti kamerat e Winfrey në banesën e tij në Queens, në Nju Jork.I pyetur drejtëpërdrejtë nga Oprah nëse i kishte thënë komentet rreth saj vetëm për të fituar vëmendje apo nëse realisht nuk e pëlqente, reperi u përgjigj: "Ajo që doja të thoja është që audience e këtij programi është konservatore dhe nuk e ndjek muzikën time, por fëmijët e tyre më dëgjojnë sepse duan diçka që t’i lejojë të jenë rebelë dhe reperi është ai që i jep këtë mundësi”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D