Kryesore » 2012 » Maj » 15 » 21-vjeçarja shqiptare në faqet e revistës prestigjioze, Vogue
1:31 AM
21-vjeçarja shqiptare në faqet e revistës prestigjioze, Vogue
Piktore e talentuar dhe stiliste në ekspansion, Okiana Mikeli është botuar në faqet e Vogue Italia, të muajit maj, si fituese e stampës më të mirë për firmën Alcantara. Gara u organizua nga Alcantara, që është edhe emri i një prej tekstileve më të preferuara dhe që përdoret nga markat më të njohura të modës italiane dhe revistës Vogue, për projektin e zbulimit të talenteve të reja në fushwn e modws "Who is on the next”. Stampa do të publikohet në librin e mostrave të Alcantara dhe me të do të prodhohet një tekstil i veçantë që do të përdoret nga stilistë të ndryshëm për sfilatën e manifestimit 

AltaRoma - AltaModa që do të zhvillohet në muajin korrik në kryeqytetin italian.

Në tekstin e botuar në gazetën, Vogue, shkruhet:

"Okiana Mikeli, fituesja më e re e projektit, 21 vjeç ka lindur në Tiranë, Shqipëri, por jeton në Romë dhe studjon për stiliste në Akademia Altieri. Është entuziaste për këtë projekt që e konsideron një mundësi unike për të bërë të njohur punën e saj krijuese.
Okiana Mikeli shprehet për Vogue, se, " për të realizuar stampën time u frymwzova nga fluturat dhe dekoracionet azteke/prekolumbiane. Kam shkrirë në një figurë natyralizmin dhe vizatimet gjeometrike të aztekeve, duke i vendosur njëra mbi tjetrën në një konstruksion simetrik në gjithë modulin. Harmoni dhe tension drejt pavdekësisë.
Moda,- shprehet Mikeli, "është një konceptim personal estetik që arrin shprehjen e saj më të lartë në krijmin artistik. Nuk është e rastit që unë jam edhe piktore."
Ndërkohë, në muajin mars të këtij viti, Okiana Mikeli, ishte e përzgjedhur me portretin "Ofelia" në projeksionin e madh në vitrinat e "Printemps" në Paris, me vepra të zgjedhura nga fotografi i mirënjohur anglez, Nick Knight për firmën, Paco Rabanne.
Okiana është edhe një piktore e talentuar me një pjesëmarrje të gjerë në galeritë e qytetit të përjetshëm, por edhe në mbarë Italinë dhe në vende të tjera të botës. Është fituesja e disa çmimeve të kritikës në Romë, Gjenovë, Piaçence, Firence, si dhe në Bratislavë dhe Bruksel. Veprat e saj janë të botuara dhe në periodikët dhe anuaret e pikturës italiane.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D