Kryesore » 2011»Tetor»8 » "1 Milion Shqiptare qe Çiljeta mos te zvogelojë Gjoksin"
4:52 PM
"1 Milion Shqiptare qe Çiljeta mos te zvogelojë Gjoksin"
Ore po kot thoni që shqiptarët kanë halle dhe ky grup i krijuar vetëm pak ditë më parë në rrjetin social Ffacebook, demonstron më së miri se cilat janë problemet imediate që ne si popull duhet të zgjidhim. Sapo doli lajmi se Çiljeta po kërkon një klinikë të mirë për të zvogluar gjoksin, menjëherë reagoi në Facebook populli "gjoksdashës”. Ata janë të revoltuar dhe të prekur thellë nga vendimi që ka marrë këngëtarja, mbi të gjitha pa u marrë mendimin fansave të saj! "Unë nuk mund ta imagjinoj dot Çiljetën pa gjoksin e saj shtata. Ajo është ikona e seksit për mua. Çfarë kuptimi do kishte që ajo të hiqte atë gjë të veçantë që ka dhe për të cilën ne e pëlqejmë?” – shkruan një fans i revoltuar. Në fakt, nuk e dimë se nga mund të ketë dalë ky lajm, por sipas informacioneve tona, Çiljeta edhe mund të bëjë ndonjë ndërhyrje, por jo në gjoks. Besojmë se ky do të ishte një lajm shumë i mirë për popullin "gjoksdashës”, i cili pretendon se mund të shkojë deri në një milion. Megjithatë, Çiljeta edhe sikur ta kishte ndër mend këtë ndërhyrje, pas protestave tuaja, me siguri nuk do ta bëjë. Populli është sovrani, ai vendos.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus
Top Filmat për këtë javë
The Lion King 3D
Johnny English Reborn
The Three Musketeers 3D
Footloose
Real Steel
Contagion
Paranormal Activity 3
The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D
Logged in as Guest | Group "Guests"Welcome Guest | RSS