Kryesore » 2012 » Dhjetor » 14 » Miriam Cani aktore në një film gjerman
7:39 PM
Miriam Cani aktore në një film gjerman
Miriam Cani veçse njihet si një këngëtare e njohur, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani, tashmë duket se po ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e saj. Ajo do të provojë t’i hyjë kinematografisë. Këtë lajm këngëtarja e ka ndarë me adhuruesit e saj në rrjetet sociale ku ka shkruar. "Në janar jam e ftuar në audicionin e madh për një rol në filmin kinematogragik të famshëm gjerman "Bully”.
E pres me padurim ndaj më uroni fat”, ka thënë Miriami, teksa më tej ka shtuar duke zbuluar surpriza të tjera. Në datën 30 janar do të më ndiqni në prezantimin e një "Award Show” në qytetin Köln. Shumë shpejt do publikoj materiale nga prezantimi im te "Drums Award” në Stuttgart”, – ka thënë këngëtarja, e cila e zhvillon karrierën mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Gjermanisë.Viti 2013 duket se do të jetë plot surpriza për Miriam Canin, edhe pse nga angazhimet e shumta ajo ka shtyrë lançimin e këngës së saj më të re, që pritet të dalë në fillim të janarit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D