Kryesore » 2011 » Maj » 7 » Agnesa Vuthaj: Nuk jam lidhur me Simone, të dashurin do ta doja shqiptar
7:05 PM
Agnesa Vuthaj: Nuk jam lidhur me Simone, të dashurin do ta doja shqiptar
Që kur Agnesa Vuthaj mori përsipër të konkurronte në show-n "Dancing with the stars”, shumë fansa të saj (dhe jo vetëm) menduan me të drejtë se do kishin mundësi të shijonin përmes ekranit bukurinë, sharmin dhe klasin e saj. Por jo vetëm kaq; shpejt Agnesa e bukur dëshmoi se këtë garë- në të cilën po renditet në krye të klasifikimit- e ka marrë mëse seriozisht, pasi performancat e saj në vallëzim nuk duhen humbur të enjteve.E kemi parë të interpretojë jo pa përkushtim disiplina të vështira në kërcim si quick step, charleston, jive, tango etj. Por, nuk duhet të lëmë pa përmendur peshën dhe rëndësinë që ka partneri i saj i talentuar dhe simpatik, Simone, me të cilin është folur lart e poshtë se Agnesa ka krijuar një lidhje. Në intervistën për "Standard” ajo i mohon këto zëra, duke thënë se pavarësisht se shkojnë shumë me njëri-tjetrin dhe janë çift simpatik, ajo nuk është duke menduar për një romancë këto kohë, aq më tepër që vetëm pak javë më parë ka humbur të atin. E ngacmuar shpesh për marrëdhënien me Simone-n, Agnesa di të kthejë edhe përgjigje me shumë humor e inteligjencë, (ndryshe nga disa konkurrentë të tjerë), sidomos njërit prej anëtarëve të jurisë, Arian Çanit, i cili e ngacmoi sërish mbrëmjen e së enjtes, duke thumbuar madje se Simone mund të pëlqejë meshkujt… "Atëherë, do ta provoj njëherë me të, vetëm për të të ndërruar ty mendim”. Ishte kjo batuta e Agnesës, e cila duket se e mbron me fanatizëm partnerin e saj, i pëlqyer shumë edhe nga Mimoza Ahmeti, poetesha e cila fatkeqësisht u skualifikua mbrëmjen e së enjtes, në përballjen e saj me Eloise le Petit në "Dance off”.

Agnesa, po lodhesh më provat e përditshme të "Dancing with the stars”, apo tanimë je mësuar me këtë stil jetese?

Ditët po kalojnë shumë bukur, me prova që tashmë kanë filluar të kthehen në rutinë, por një rutinë shumë e këndshme që e shijoj shumë në çdo moment. Sigurisht që çdo javë llojet e kërcimit janë më të vështira, koha për të mësuar një kërcim është shumë më e kufizuar në krahasim me javët e para, por tani ndjehem më e sigurt në kërcim dhe po mësoj më shpejt.

Cili ka qenë vallëzimi më i vështirë që ke performuar deri më tani?

Çdo vallëzim ka vështirësitë e veta, sidomos kur nuk je profesioniste, por unë deri më tani si më të vështirin do përmendja vallëzimin që kam performuar javën e pestë – Jive. Jive, është i njohur si një vallëzim shumë i vështirë dhe për më tepër unë e kam pasur edhe koreografinë shumë të shpejtë, me aq shumë hapa, lëvizje, padieshka, saqë në fund të interpretimit mbetesha pa frymë.

Me Simone-n si po shkon? Do na e thuash apo jo? Ju të dy e pëlqeni njëri-tjetrin në mënyrë romantike, dhe a keni shanse të nisni ndonjë lidhje dashurore së bashku?

Ndjehemi shumë mirë me njëri-tjetrin si çift në skenë, por nuk kemi aspirata për të qenë çift edhe në jetë.

Ti dikur ke deklaruar se jeta jote private, në raport me atë profesionale, është e vakët. Ndoshta ka ardhur momenti të nxehet paksa?

Jam shumë profesionale në projektet e mia dhe di ta ndaj jetën private nga ajo profesionale.



Nuk të pëlqen jeta e natës, ngaqë nuk shoqërohesh shumë nëpër clube me konkurrentët e tjerë të DWS, apo thjesht nuk ke zënë mjaftueshëm shoqëri me ta?

Unë ndjehem shumë mirë me grupin e DWS, por nuk më pëlqen shumë jeta e natës. Kam dalë në rastet kur kemi qenë të organizuar që të gjithë. Unë jam duke kaluar një periudhë shumë të vështirë të jetës sime, duke qenë se para pak kohësh humba njeriun më të dashur, babanë tim dhe jam duke u përkushtuar shumë që të paraqitem sa më mirë në këtë garë, ashtu siç dëshironte edhe ai. Jam e përkushtuar vetëm në pune dhe jo në jetën e natës, sikurse s’jam e gatshme as për të filluar ndonjë lidhje dashurie.E kemi parë të interpretojë jo pa përkushtim disiplina të vështira në kërcim si quick step, charleston, jive, tango etj. Por, nuk duhet të lëmë pa përmendur peshën dhe rëndësinë që ka partneri i saj i talentuar dhe simpatik, Simone, me të cilin është folur lart e poshtë se Agnesa ka krijuar një lidhje. Në intervistën për "Standard” ajo i mohon këto zëra, duke thënë se pavarësisht se shkojnë shumë me njëri-tjetrin dhe janë çift simpatik, ajo nuk është duke menduar për një romancë këto kohë, aq më tepër që vetëm pak javë më parë ka humbur të atin. E ngacmuar shpesh për marrëdhënien me Simone-n, Agnesa di të kthejë edhe përgjigje me shumë humor e inteligjencë, (ndryshe nga disa konkurrentë të tjerë), sidomos njërit prej anëtarëve të jurisë, Arian Çanit, i cili e ngacmoi sërish mbrëmjen e së enjtes, duke thumbuar madje se Simone mund të pëlqejë meshkujt… "Atëherë, do ta provoj njëherë me të, vetëm për të të ndërruar ty mendim”. Ishte kjo batuta e Agnesës, e cila duket se e mbron me fanatizëm partnerin e saj, i pëlqyer shumë edhe nga Mimoza Ahmeti, poetesha e cila fatkeqësisht u skualifikua mbrëmjen e së enjtes, në përballjen e saj me Eloise le Petit në "Dance off”.

Agnesa, po lodhesh më provat e përditshme të "Dancing with the stars”, apo tanimë je mësuar me këtë stil jetese?

Ditët po kalojnë shumë bukur, me prova që tashmë kanë filluar të kthehen në rutinë, por një rutinë shumë e këndshme që e shijoj shumë në çdo moment. Sigurisht që çdo javë llojet e kërcimit janë më të vështira, koha për të mësuar një kërcim është shumë më e kufizuar në krahasim me javët e para, por tani ndjehem më e sigurt në kërcim dhe po mësoj më shpejt.

Cili ka qenë vallëzimi më i vështirë që ke performuar deri më tani?

Çdo vallëzim ka vështirësitë e veta, sidomos kur nuk je profesioniste, por unë deri më tani si më të vështirin do përmendja vallëzimin që kam performuar javën e pestë – Jive. Jive, është i njohur si një vallëzim shumë i vështirë dhe për më tepër unë e kam pasur edhe koreografinë shumë të shpejtë, me aq shumë hapa, lëvizje, padieshka, saqë në fund të interpretimit mbetesha pa frymë.

Me Simone-n si po shkon? Do na e thuash apo jo? Ju të dy e pëlqeni njëri-tjetrin në mënyrë romantike, dhe a keni shanse të nisni ndonjë lidhje dashurore së bashku?

Ndjehemi shumë mirë me njëri-tjetrin si çift në skenë, por nuk kemi aspirata për të qenë çift edhe në jetë.

Ti dikur ke deklaruar se jeta jote private, në raport me atë profesionale, është e vakët. Ndoshta ka ardhur momenti të nxehet paksa?

Jam shumë profesionale në projektet e mia dhe di ta ndaj jetën private nga ajo profesionale.



Nuk të pëlqen jeta e natës, ngaqë nuk shoqërohesh shumë nëpër clube me konkurrentët e tjerë të DWS, apo thjesht nuk ke zënë mjaftueshëm shoqëri me ta?

Unë ndjehem shumë mirë me grupin e DWS, por nuk më pëlqen shumë jeta e natës. Kam dalë në rastet kur kemi qenë të organizuar që të gjithë. Unë jam duke kaluar një periudhë shumë të vështirë të jetës sime, duke qenë se para pak kohësh humba njeriun më të dashur, babanë tim dhe jam duke u përkushtuar shumë që të paraqitem sa më mirë në këtë garë, ashtu siç dëshironte edhe ai. Jam e përkushtuar vetëm në pune dhe jo në jetën e natës, sikurse s’jam e gatshme as për të filluar ndonjë lidhje dashurie.Simone, partneri yt, është shprehur me shumë superlativa për ty. Ai ka falënderuar produksionin që i ke rënë ti si partnere. Do thoje edhe ti të njëjtën gjë për të, apo dikush tjetër nga balerinët do të të pëlqente më shumë?

Unë jam jashtëzakonisht e kënaqur që kam Simone-n partner në këtë gare, e kam thënë dhe vazhdoj ta përsëris, sepse Simone përveç faktit që është një balerin i dalluar, është edhe një mësues shumë i aftë dhe motivues.

Po kështu, Simone ka thënë se do t’i pëlqente të ishte dhëndër në Shqipëri…

Hmmm, nuk e di nëse ka ndonjë mashkull të huaj që ka takuar femra shqiptare dhe nuk është shprehur njëlloj. Siç duket, mendojnë që jemi femra ideale për të krijuar familje.

Ti vetë je shprehur që do kishe preferuar që partneri yt të ishte shqiptar, apo jo? I qëndron ende këtij mendimi?

Po, e kam thënë dhe ashtu e mendoj. Unë udhëtoj shumë, takoj shumë të huaj, por asnjëherë nuk e kam menduar të lidhem me një të huaj. Thonë që dashuria bën çudira, mbase vazhdoj të mendoj kështu përderisa nuk kam provuar të dashurohem me një të huaj…

Kush të bezdis më shumë nga ata të jurisë së "Dancing”, Çani me batutat e tij?

Unë deri më tani kam marrë vetëm komente pozitive nga anëtarët e jurisë, por edhe sikur të ishte ndryshe, nuk mendoj që do të bezdisesha. Jam duke e shijuar çdo moment tek "Dancing with the Stars” dhe jam shumë e kënaqur që jam pjesë e këtij formati në Shqipëri. Të tjerat janë pjesë e spektaklit…

Agnesa, a është qëllimi yt të arrish "Gentën e vjetshme”, në kuptimin që të shkosh në finale sikurse ajo?

Do thoja që Genta na e ka hapur rrugën neve të Kosovës, por njëkohësisht edhe na e ka vështirësuar, sepse ajo ka kërcyer aq bukur dhe e shoh që si juria ashtu edhe publiku presin shumë nga ne konkurrentët e Kosovës këtë vit. Unë do dëshiroja që "Genta e vjetshme” të ketë vijues të tjerë të suksesshëm nga Kosova.

Cilën herë ke qenë më e kënaqur dhe cilën herë më e pakënaqur nga vetja, gjatë vallëzimeve?

Shume e kënaqur nga vetja kam qenë mbrëmë, (të enjten) sepse arrita t’i jap Tangos emocionin e duhur dhe sigurisht u vlerësova për herë të parë me 30 pikë, gjë që ishte fantastike. Ndërkaq, më e pakënaqur nga vetja kam qenë javën e kaluar, me Jive, sepse e përmenda që është një kërcim shumë i vështirë, kam ushtruar pafund atë javë dhe kam menduar që do të dal shumë më mirë. E ndjeja që nuk dhashë shumë nga vetja atë natë në pistën e kërcimit.

Të gjithë ju personazhet VIP keni humbur nga pesha juaj, për shkak të provave të gjata ditore për javë me radhë. Sa kg ka humbur Agnesa?

Në fakt, unë nuk e kam ndjerë shumë rënien në peshë, por ndjej një formim që po më jep kërcimi edhe përtej anës fizike, pasi kërcimi po ndikon shumë pozitivisht në jetën time. Që kur kam filluar të kërcej, qesh më shumë dhe ndjehem më e lumtur.



Cili është sekreti i pamjes tënde rinore? Them rinore sepse që kur je shpallur Miss shumë vite më parë, nuk ka ndryshuar asgjë tek ty. Bisturi jo e jo, po duket sikur edhe koha të ka thënë "stop”…

Jam akoma e re unë, hahahah. Nuk kam ndonjë sekret, unë ndihem shumë mirë me veten time dhe ndoshta ajo qetësia shpirtërore reflekton dhe sfidon kohën dhe vështirësitë e profesionit.

Modelimin e ke lënë paksa mënjanë këto kohë, por dihet se si shumë profesione të tjera, edhe modelimi ka një datë "skadence”. Me çfarë mendon se do të merresh më pas, apo nuk do t’u ndahesh spektakleve të organizuara nga "Agnesa Vuthaj Association”, edhe pse je diplomuar për Shkenca Politike?

Unë modelimin e kam ushtruar si punë ndërsa kam studiuar dhe pas përfundimit të studimeve në Shkenca Politike dhe Komunikim Masiv jam përqendruar në themelimin e kompanisë sime, me të cilën veproj që nga viti 2006, që përveç organizimit të spektaklit "Miss Kosova” dhe përfaqësimit të Kosovës në konkurse ndërkombëtare të bukurisë, merret edhe me organizim të eventeve të tjera kulturore. Natyrisht, merrem edhe me veprimtari të tjera televizive. Jam imazh i disa kompanive me të cilat punoj prej disa vitesh dhe kjo i përmbush ambiciet e mia për fushën e modelimit.

Së fundmi, pas Dancing with the Stars” cila është sfida tjetër që i ke vënë vetes?

Jam akoma në mes të sfidës së "Dancing with the Stars” dhe kam aq shumë projekte të grumbulluara që po më presin, saqë po të filloj t’i mendoj tani, më kap frika se s’do arrij t’i mbaroj në kohë dhe do iki menjëherë në Kosovë pastaj (Qesh), kështu që po më pëlqen të përqendrohem vetëm te DËS dhe të shijoj çdo moment deri në maksimum.


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D