Kryesore » 2011 » Tetor » 7 » Zana: Ja si e ruaj dashurinë në distancë
0:32 AM
Zana: Ja si e ruaj dashurinë në distancë
Zana Krasniqi ka pranuar më në fund të flasë për dashurinë e re të saj, por pa përmendur emër e mbiemër.Që nga ndarja me futbollistin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana, kjo çështje për të është trajtuar si tabu. Por "Mis Kosova 2008”, modelja e parë që prezantoi shtetin e saj në një kompeticion bukurie, ka pranuar se ajo tashmë ka një të dashur të ri.
Ajo ka bërë me dije se dashuria e tyre në distancë arrin të mbijetojë vetëm falë disa sekreteve të vogla, raportojnë mediat shqiptare.
"E dua shumë dhe nuk mund të qëndroj larg tij më tepër se dy javë. Kur nuk jam me angazhime pune, më së shumti përpiqem të gjej kohë për të folur me të, si dhe me familjen. Mendoj se kështu ia dimë vlerën më shumë tjetrit dhe dashuria bëhet më e bukur”."Lidhja jonë funksionon në këtë mënyrë: njëherë në muaj takohemi me patjetër, zakonisht takohemi në Londër, pra as në Amerikë e as në Kosovë”, ka thënë Zana, duke na lënë kështu të kuptojmë se djaloshi nuk jeton në SHBA, ku ajo është vendosur prej kohësh.Së fundmi Zana ka lidhur një kontratë me agjencinë e modës "Vilhemina” në Nju Jork, që sipas gjasave do t’ia hapë asaj edhe rrugët e suksesit drejt kinematografisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D