Kryesore » 2012 » Nëntor » 20 » Zaimina Vasjari, ja pse mbeta pa naten finale
3:24 PM
Zaimina Vasjari, ja pse mbeta pa naten finale
Zaimina Vasjari tregon arsyet qe e lane jashte finales se "Kenga Magjike” dhe qellimin e saj ne kete edicion te festivalit, te cilin, mund te themi me bindje se e ka arritur…Zaimina, fansat ne Facebook kane pasur shume reagime mbi mungesen tende ne naten finale te "Kenges Magjike”. Sipas teje, çfare te la jashte finales?
Ndoshta fakti qe nuk u kushtova rendesi aleancave me koleget. Nuk me pelqen te bej pazare dhe per pasoje, kete vit mbeta jashte finales.
U merzite per kete?
Nuk mund te them qe u merzita. Une e arrita qellimin qe kisha.
Cili ishte qellimi yt ne kete edicion?
Qellimi im ishte qe kenga te pelqehej nga publiku dhe qe dalja ime ne skene te mbahej mend. Besoj se te dyja qellimet jane arritur, per sa kohe fansat kane pasur kete reagim.
Çfare eshte per ty "Kenga Magjike”?
Nje nga kompeticionet me serioze te muzikes ne Shqiperi.
Sipas teje, cila ishte kenga me e mire e ketij edicioni?
Ajo qe e vleresova dhe me piket maksimale, qe u shpall sakaq fituese, "Refuzoj” – Alban Skenderaj.
Te flasim pak per projektet e aferta qe ke ne muzike?
Jam duke u pergatitur per kengen e re, qe shume shpejt do te prezantohet edhe me videoklip.
Kohet e fundit na mungojne disa foto te reja prej teje…
Po, eshte e vertete dhe shume shpejt mendoj ta ndreq kete gabim, duke realizuar nje photoshooting.
Nderkohe, na trego pak si po te shkojne studimet?
Shume mire. Studimet me marrin pjesen me te madhe te dites dhe jam e lumtur per kete investim qe po bej per te ardhmen time.
Ne çfare viti je aktualisht?
Jam ne vitin e katert; me duhet edhe nje, qe te mbaroj sistemin barchelor.
Edhe sa vite e mendon veten ne muzike?
Edhe per pak besoj. Sapo te filloj te merrem me profesionin tim te ri, arkitekturen, kam pershtypjen se nuk do kem me kohe per t’iu kushtuar muzikes.
Pse je terhequr nga jeta e nates, nga jeta publike, s’te pelqen me?
Nuk jam terhequr. Thjesht frekuentoj vende ku nuk ka shume njerez, ku mund te rri e qete me njerezit e mi te dashur. Megjithate, gjate javes e kam pak te veshtire te dal, duke qene se siç ju thashe me duhet te shkoj ne shkolle, kurse fundjavat jane pergjithesisht te zena me koncerte, keshtu qe nuk jeni komplet gabim ne kete konstatim.
Pse je kaq hermetike per jeten tende private?
Sepse shume here gazetat dhe gazetaret kane perfituar nga sinqeriteti im. Nisur nga keto eksperienca aspak te kendshme, kam vendosur qe ta ruaj veten ne kete aspekt.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D